LDK kërkon zgjedhje të reja, Mustafa: Vitin tjetër zgjedhje të vërteta
PRISHTINE- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përsëritur nevojën për mbajtjen e zgjedhjeve vitin e ardhshëm, zgjedhje të cilat sipas tij, duhet të jenë të vërteta dhe prej të cilave do të burojë vullneti i qytetarëve të Kosovës.
Ai ka theksuar se nga zgjedhjet e 12 dhjetorit nuk do të ketë qeveri dhe pushtet të qëndrueshëm të Republikës së Kosovës.
“Duhet të gjendet një mënyrë se si të tejkalohet kjo në mënyrë që vitin e ardhshëm të mbahen zgjedhjet e vërteta, zgjedhje të cilat burojnë nga vullneti i vërtetë i qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse për fat të keq kanë ndodhur abuzime të rënda, të cilat e kanë deformuar dhe lënduar rëndë këtë gjendje, por ne duhet ta sigurojmë që Kosova të ketë institucionet e veta dhe të zhvillohet jeta institucionale” ka thënë Mustafa.
Ai ka theksuar se LDK është e gatshme të qëndrojë edhe në opozitë, megjithatë për vendimin përfundimtar, ai ka thënë se duhet pritur certifikimi i rezultateve.
Sa i përket raportit të raportuesit të Këshillit të Europës, Dik Marti, kreu i LDK-së ka theksuar se është duke iu bërë një dëm i madh Kosovës në këto ditë, nga një raport i cili pa asnjë argument është duke hedhur poshtë të gjithë atë që ka bërë Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli i Kosovës.
(e.n/news24/BalkanWeb)