Thaci EULEX-i ka dosjet e strukturave kriminale ne veri por mungojne veprimet

DW Shkak i konfliktit te fundit me Serbine ishin mosmarreveshjet per doganat. Qeveria juaj i ndaloi importet nga Serbia per shkak se Serbia nuk lejon ne Serbi mallrat me vulen e doganave te Kosoves. Serbia kerkon qe ne vule pervec Kosoves te figurojne ende Kombet e Bashkuara Kosova insiston per vula pa Kombet e Bashkuara. Pse e ndermoret ju kete hap
Thaci Kosova eshte ne fazen e fundit te permbylljes se pavaresise se mbikqyrur te implementimit te plote te dokumentit te presidentit Ahtisari. Kosova eshte shtet i pavarur sovran ka kushtetuten dhe ligjet e veta per rregullimin e vet te brendshem vendos vete. Ka te garantuar integritetin territorial prej komunitetit nderkombetar te njohur tani prej 79 shteteve. Vendimet e qeverise se Republikes se Kosoves per reciprocitet jane te drejta jane ne perputhje me rrethanat e reja te krijuara jane legale dhe legjitime dhe Kosova do te vazhdoje te funksionoje vetem si shtet i pavarur dhe sovran natyrisht me perkushtimin dhe vizionin per fqinjesi te mire me te gjitha shtetet e rajonit dhe ne kuader te kesaj per raporte te mira edhe me Serbine. Pra nuk do te kete kthim mbrapa ne gjendjen e meparshme per Kosoven nga vendimi i 25 korrikut.
Veriu i Kosoves - vrime e zeze jo vetem per Kosoven
DW Ne opinion jane shprehur zera se qeveria e juaj e ka rihapur ceshtjen e kalimeve kufitare vetem per te zhvendosur vemendjen nga diskutime ne politiken e brendshme ne Kosove. Apo kemi te bejme me nje droje se me afrimin eventual te Serbise me BE-ne pas dorezimit te krimineleve te luftes do te cimentohej gjendja ekzistuese ne veri te Kosoves. Cili eshte komenti juaj
Thaci Tash e 12 vite kjo pjese e territorit te Kosoves ka qene nje vrime e zeze jo vetem per Kosoven por per krejt Evropen. Tash e 12 vite ne ate pjese te territorit te Kosoves nuk ishin organizuar zgjedhje te lira. Strukturat ilegale e shfrytezonin mungesen e ligjishmerise per aktivitetet e tyre kriminale prandaj vendimi i qeverise se Republikes se Kosoves eshte sovran i drejte legal legjitim i modelit evropian per shtrirjen e ligjshmerise ne te gjithe territorin e Republikes se Kosoves dhe tejkalon caqet politike. Ai eshte nje vendim i cili ka ofruar nje unitet te plote politik institucional dhe qytetar. Edhe ata pak njerez disa prej nderkombetareve qe mendonin se ishte vendim i befasueshem tani jane te bindur se nuk ka rikthim prapa ne gjendjen e para 25 korrikut. Rreth 40-50 mije serbet qe jetojne ne kete pjese te Kosoves kane qene thjesht te nenshtruar apo te frikesuar nga keto struktura kriminale.
Do te vazhdojme me normalizimin gradual te gjendjes
DW Te dy pikekalimet kufitare ne veri tani kontrollohen nga KFOR-i. A jeni te kenaqur dhe a mendoni se KFOR-i do te jete i nevojshem edhe pas 15 shtatorit
Thaci Pas marrjes nen kontroll nga autoritetet kosovare te pikes 1 dhe 31 me date 25 korrik dhe reagimeve te dhunshme dhe kriminale ne veri te dirigjuara nga Beogradi per cka ne e bejme pergjegjes direkt Beogradin per dhunen per djegien e pikes 1 vrasjen e policit dhe plagosjen e tre te tjereve kjo zone tani eshte shpallur zone e kufizuar ushtarake dhe atje vlejne rregullat ushtarake. Aty nuk ka aktualisht qarkullim komercial prandaj do te vazhdojme me normalizimin gradual te gjendjes dhe veprimet tona do te jene ne kontinuitet dhe ne perputhshmeri te plote me kushtetuten e Republikes se Kosoves por ne te njejten kohe te harmonizuara me autoritetet e KFOR-it dhe faktoret e tjere relevante ne Kosove.
Urat sherbejne per afrimin e jo ndarjen e njerezve
DW Konstatoni ne pergjithesi nje acarim te raporteve me komunitetin serb duke pasur parasysh rastin e fundit ne Priluzhe ku serbet po protestojne kunder ndertimit te nje ure
Thaci Urat afrojne njerez nuk ndajne njerez. Prandaj edhe reagimi i ndonje individi ka qene i panevojshem kryenec tanime i tejkaluar. Ura do te ndertohet dhe ajo do ti afroje qytetaret e te gjitha komuniteteve per te komunikuar me lehte. Kemi te bejme thjeshte me nje axhende infrastrukturore e cila lehteson qarkullimin e njerezve eshte investim per te gjitha komunitetet e cila nuk eshte vetem ne favor te njerit apo tjetrit komunitet kunder njerit apo tjetrit komunitet. Ajo eshte ure e afrimit e mirekuptimit dhe levizjes se lire te njerezve.
Mosveprimet e EULEX-it nuk do te tolerohen ne pafundesi
DW Kosove gelon nga institucionet nderkombetare. Aty eshte KFOR-i pastaj misioni i BE-se per sundim te ligjit - EULEX. Disa vende te BE-se kane borxhe te medha kriza financiare eshte teme qendrore edhe ne Gjermani. Zoti kryeminister edhe per sa kohe do te kete Kosova nevoje per keto institucione te shtrenjta
Thaci Une dua te shpreh mbeshtetjen time te plote per KFOR-in qe ne kuader te mandatit te tyre te vazhdoje te ofroje nje ambient te qete dhe te sigurte per te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves. Sa i perket EULEX-it me lejoni ta them shume qarte se duam nje EULEX te suksesshem ta kemi shume te qarte se suksesi i EULEX-it eshte sukses edhe i Kosoves. Sa me i suksesshem qe te jete EULEX-i aq me e suksesshme do te jete edhe Kosova dhe perspektiva e saj evropiane. Deshtimi i EULEX-it nuk do te thote sukses per Kosoven prandaj suksesi i EULEX-it nuk varet vetem nga deklarimet por nga bashkepunimi i ngushte konkret me institucionet kosovare qe e kane ftuar EULEX-in per zbatimin e misionit te tij. Keshtu qe une pres bashkepunim te frytshem ne realizimin e misionit te perbashket per rend dhe ligj ne gjithe territorin e Republikes se Kosoves. Por realisht EULEX-i nuk ka arritur te shtrije autoritetin ne tere territorin tash e dy vite negociohet per hapjen e gjykates ne veri dhe ne kete drejtim nuk ka ndodhur asgje. Dicka e tille nuk do te tolerohet ne pafundesi. Tash e shume vite EULEX-i ka axhenden e vet dosjet e strukturave kriminale ne veri por nuk ka veprime edhe pse jane dosjet e gatshme. Pra duhet te kete nje angazhim konkret dhe ne asnje rrethane per ceshtjet e Kosoves per rendin dhe ligjin ne territorin e Kosoves mos te kete negociata me Beogradin.
Institucionet nderkombetare ne te mire te Kosoves
DW Pra sipas jush Kosova do te kete nevoje edhe per nje kohe per keto institucione
Thaci Kosova eshte duke ndertuar perspektiven evropiane. Kosova ka fituar shume prej institucioneve nderkombetare. Ne kemi nje axhende dhe qellim te perbashket demokratizimin e Kosoves zhvillimin ekonomik dhe perspektiven evropiane te saj prandaj ne jemi plotesues dhe bashkepunues me njeri-tjetrin dhe ne asnje rrethane konkurrues apo konfrontues. Ata jane te ftuar nga institucionet e Republikes se Kosoves dhe me realizimin e misionit te tyre natyrisht qe Kosova do te jete edhe me e pranishme ne te gjitha institucionet nderkombetare. Keshtu qe institucionet nderkombetare jane ne te miren e shtetit dhe te qytetareve te Kosoves ne masen qe jane.
Vendimi i 25 korrikut ka qene vendim sovran i shtetit te Kosoves
DW Megjithe kritikat qe jane bere per veprime te pakoordinuara te qeverise kosovare me bashkesine nderkombetare ne rastin e dergimit te trupave speciale ne veri te Kosoves analistet thone qe ky hap nuk do te ishte ndermarre pa miratimin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes. A kane te drejte ata
Thaci Une falenderoj edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes edhe Bashkimin Evropian per deklarimet e tyre shume te qarta se nuk ka rikthim prapa te paragjendjes se 25 korrikut pra nuk do te kete rikthim prapa ne gjendjen e status-quos qe ka qene me heret. Pra nuk do te kete ndarje as de jure e as de facto qe edhe Brukseli edhe Uashingtoni besojne dhe punojne bashkarisht me ne per perspektiven euroatlantike te Republikes se Kosoves per fqinjesi te mire me te gjitha vendet e rajonit ndersa vendimi per marrjen ne kontroll te pikave kufitare dhe kontrollin e plote mes shtetit te Kosoves dhe Serbise me date 25 korrik ka qene vendim sovran i shtetit te Kosoves i qeverise se Kosoves ka qene vendim kushtetues ligjor legjitim i drejte i shtetit te Kosoves.
Nuk do te kete ndarje e as shkembim territoresh
DW Megjithate po diskutohet per dhenien e nje autonomie substanciale per veriun e Kosoves nje lloj plani Ahtisari-Plus. Cil eshte qendrimi i qeverise se Kosoves per kete ceshtje
Thaci Ne asnje rrethane nuk do te kete devijim nga axhenda e konsolidimit te shtetit te Kosoves. Kosova do te vazhdoje te punoje me perkushtimin me te madh per axhenden evropiane. Tani jemi duke punuar me gjithe komunitetin nderkombetar qe ne ate pjese qe eshte quajtur vrime e zeze per Kosoven dhe Evropen te kete nje konsolidim te rendit demokratik por as de facto dhe as de jure nuk do te kete ndarje te Kosoves nuk do te kete shkembim territoresh nuk do te kete autonomi ne veri por vetem integrim nuk do te kete ndryshim kufinjsh. E ardhmja e Kosoves eshte demokratike multietnike dhe integrim ne NATO dhe BE.
Pavaresia e Kosoves eshte minimumi i se drejtes historike te shqiptareve
DW Sidoqofte me 2 Shtator ne Bruksel pritet te vazhdojne bisedimet mes Prishtines dhe Beogradit. Mendoni qe zhvillimet e fundit mund te ndikojne ne axhenden e bisedimeve
Thaci Jane te ndara dialogu ndershteteror per ceshtje teknike mes Kosoves dhe Serbise dhe krijimi i rrethanave te reja ne veri te vendit. Prandaj axhenda do te jete e percaktuar nga Bashkimi Evropian dhe SHBA. Behet fjale per ceshtje praktike per konsolidimin e dy shteteve per hapjen e perspektives evropiane por ne te njejten kohe edhe per nje jete me te mire per te gjithe qytetaret e Republikes se Kosoves. Ndersa sa i perket ideve qe i permendet edhe me heret une sot iu pergjigjem te gjithe ithtareve te ketyre ideve persa i perket ndarjes shkembimit autonomise apo pretendimet per ndryshimin e kufinjve se pavaresia e Kosoves eshte minimumi i se drejtes historike te shqipareve.
Autor Esat Ahmeti
Redaktoi Lindita Arapi