Thaci Jo 21 janar ne Kosove

Një ditë pas deklaratave kundër Vetëvendosjes, kryeministri i Kosovës
Hashim Thaci tregohet më eksplicit kur e krahason atë që pritet të
ndodhë sipas tij, me ngjarjet e 21janarit në Shqipëri.
Në një intervistë me tone më të ashpërsuara për radion "Europa e Lirë", zoti Thaçi u shpreh:"nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë që janari i Tiranës së vitit 2011 të përsëritet në Prishtinë në janarin e vitit 2012 dhe të rrezikohet e gjithë perspektiva evropiane e Republikës së Kosovës".
“Prandaj, ju e shihni edhe shembullin e Shqipërisë, se çfarë i ndodhi Shqipërisë,kur nga disa veprime jo në përputhshmëri me kushtet dhe rrethanat dhe perspektivën evropiane, i kushtuan me shtyrjen e procesit të kandidaturës për Bashkimin Evropian", është shprehur Thaçi.
“Unë falenderoj edhe autoritetet në Tiranë që janë distancuar, edhe pozita edhe opozita, prej këtyre elementëve, e në të njëjtën kohë edhe i gjithë spektri politik kosovar,shoqëria civile, mediat, veteranët e luftës, gjithë njerëzit, gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës", ka deklaruar kryeministri kosovar.
Kryeministri paralajmeroi se më 24 janar do të dilet me qëndrimin e qartë se viti 2012 do të jetë viti përmbyllës i pavarësisë së mbikëqyrur në Kosovë, ndaj nuk do të lejojë që zhvillime të tilla të pretenduara të dhunshme nga krerët e kësaj partie të jenë pamja e Republikës së Kosovës, në përmbyllje të vitit të katërt të pavarësisë.
Ai paralajmeroi edhe njëherë se shteti i Kosovës do të funksionojë në mekanizmin e vet kushtetues dhe ligjor, dhe se këta krerë po marrin përgjegjësi personale për inicimin e këtyre veprimeve të paralajmëruara të dhunshme ndajinstitucioneve dhe shtetit të Kosovës.
“Ata duan pushtet me dhunë. Duan që tëcenojnë institucionet e vendit. Kjo nuk është protestë në kuptimin e kërkesave politike dhe se ajo është e drejtuar drejtpërdrejtë kundër institucioneve të shtetit me prapavijë të qartë politike që nga Dheu i Bardhë e Merdar të zhvendosen përballë institucioneve të Republikës së Kosovës për të provokuarmarrjen e dhunshme të pushtetit", deklaron kryeministri.
Anëtarët e lëvizjes Vetëvendosje nga e hëna nisën të mbledhin emrat e studentëve dhe qytetarëve të cilët do të bashkohen në aksionin për bllokimin e dy pikave kufitare me Serbinë.
Vetë Albin Kurti, i cili dy ditë më parë mori cmimin Personazhi i Vitit nga Top Channel, vlerëson se ndaj Serbisë, që bllokon qytetarët dhe mallrat kosovare, Kosova duhet të përgjigjet me të njëjtën monedhë.