E Diel, 1 Nëntor 2026

Pavarësia,Teatri i komedisë shfaqje në qytetet ku ka kalur flamuri

Teatri i komedisë përgjatë këtij viti do të japë shfaqje në qytetet në të cilat ka kaluar flamuri i pavarësisë përpara se ai të ngrihej në qytetin e Vlorës, 100 vite më parë. "Turneu i pavarësisë" ndalesën e parë do ta ketë në qytetin shqiptar të Malit të Zi, në Ulqin. Duke deklaruar se fondet e akorduara deri më tani janë jo të mjaftueshme, drejtori i institucionit më të ri kulturor Kastriot Çipi, shpreson që të gjejë më shumë mbështetje nga pusheti lokal.
Përparësi sipas Çipit në teatrin e komedisë këtë vit do të ketë dramaturgjia shqiptare, e cila do të këtë më shumë hapësirë, por nuk do të mugojnë edhe komendi nga krijimtaria botërore. Ilir Bezhani do të jetë i pari që do të çelë siparin e premierave këtë vit në teatrin kombëtar të komedisë, me shfaqen "Familja në shi".
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›