E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci Kosova perkrah Shqiperise per permbytjet

Ai u shpreh sot se kishte biseduar me kryeministrin e Shqiperise Berisha ne lidhje me situaten ne Qarkun e Shkodres.

Ndjej gjendjen ne Shqiperi ne Shkoder me rrethina te shkaktuara nga vershimet. Eshte kjo nje ndjenje shteterore por edhe vellazerore e gjithe popullit te Kosoves tha Thaci. Sipas tij Qeveria e Kosoves ka shprehur solidaritetin dhe gatishmerine per ndihme te plote me te gjitha mundesite dhe potencialet tona.

Kryeministri ne detyre tha se jane dislokuar ne veri te Shqiperise trupa te Forces se Sigurise se Kosoves. Tani FSK-ja vec eshte ne terren ne vendngjarje. Ne vec kemi marre vendim per dergimin e trupave te FSK-se ne Shkoder me rrethine tha ai duke shtuar se do te jemi krah Qeverise se Shqiperise popullit te saj ne perkrahje te plote materiale te nevojshme.

Thaci ftoi gjithe autoritetet komunale qe te jene ne krah te popullit shqiptar ne Shqiperi. Gjithe qytetaret e Kosoves te tregojne solidaritetin e tyre vellazeror. Eshte nje gjendje jo e lehte por jemi te vendosur te jemi ne perkrahje te plote te kryeministrit Berisha dhe Qeverise se Shqiperise qe bashkerisht te tejkalojme kete gjendje sic kemi tejkaluar edhe me heret situata jo te mira theksoi Thaci./S.Ll/Start/

2010-12-03 1421

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›