E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Kosova po bëhet një vend i familjes evropiane

Në një konferencë shtypi, kryeministri Thaçi e vlerësoi shumë të suksesshme vizitën në Estoni, duke thënë se Kosova po bëhet një vend i familjes së madhe euroatlantike dhe evropiane.

"Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm të thellimit të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Estonisë, si një shtet që ka njohur Kosovën që në ditët e para të shpalljes së pavarësisë. Tani po ndërtojmë raporte ndërshtetërore por edhe të miqësisë", ka thënë Thaçi, duke shtuar se Republika e Kosovës ka fituar një mbështetje të fuqishme nga Estonia në drejtim të integrimit në NATO dhe në BE.

I pyetur nga gazetarët për ndryshimet e përfolura në qeveri, kryeministri Thaci është shprehur, se vetëm në një vend të stabilizuar dhe me qeverisje efektive krijohet hapësira edhe për ide të reja.
“Kosova ka nevojë për reforma në të gjitha segmentet politike dhe institucionale, në drejtësi ekonomi dhe në kuadër të kësaj dua të theksoj se këto reforma, këto standarde janë procese të natyrshme dhe do të përcillen me një përgjegjësi të lartë shtetërore", theksoi kryeministri Thaçi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›