Akordohen 4.5 mln euro për ujësjellësin e Mitrovicës
PRISHTINë-Qeveria e Luksemburgut do të financojë 4.5 milionë euro për projektin e rikonstruksionit të ujësjellësit të Mitrovicës. Miratimin e projektit e bëri të ditur sot shefi i Zyrës së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber, në një takim me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati.
Sipas zyrës së shtypit të komunës, Weber theksoi se në Mitrovicë pritet të vijnë një grup ekspertësh nga Luksemburgu, të cilët do të njihen me gjendjen ekzistuese të rrjetit të ujësjellësit, në mënyrë që më pas të nisë realizimi i projektit.
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, falënderoi z. Weber për mbështetjen që Luksemburgu i ka dhënë këtij projekti, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishëm për banorët e Mitrovicës, në kushtet kur rrjeti ekzistues i ujësjellësit është shumë i amortizuar dhe me teknologji të vjetëruar .
(d.b/BalkanWeb)