E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Në KS u prezantuan të arriturat

Kryeministri Hashim Thaçi e ka vlerësuar të suksesshme paraqitjen e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Sipas Thaçit, raportimi ishte një prezantim i të arriturave të punës së përbashkët të institucioneve të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare në vendin tonë.

Kryeministri i bëri këto komente në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës, me ç’rast ka theksuar se në Kosovë ka një progres të gjithanshëm.

“Është një progres i vlerësuar i gjithanshëm i përkushtimit në nivel qendror e lokal dhe i orientimit tonë euroatlantik dhe integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian, i orientimit tonë për të përshpejtuar procesin e integrimeve, procesin e njohjeve dhe për të qenë të gatshëm të presim opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë Thaçi, transmeton KosovaPress.

Ai ka falënderuar gjithë mbështetësit e procesit të Kosovës dhe ambasadorët që kanë prezantuar në Këshillin e Sigurimit, të arriturat e Kosovës. Thaçi ka theksuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e punës dhe marrjen e vendimeve të rëndësishme që ndërlidhen drejtpërdrejt me të ardhmen prosperuese dhe zhvillimore të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›