E Diel, 1 Nëntor 2026

Njeriu i sloganeve që shpëtoi New Yorkun

Shitësit ambulantë të “Times Square”, që njoftuan policinë se nga një makinë “Nissan Pathfinder” po dilte tym, vepruan në bazë të një kombinimi të instinktit të rrugës, ndjenjës së detyrës qytetare, stërvitjes ushtarake dhe rekomandimeve të Allen Kay. Jo se e njohin personalisht Kay-n, por njohin shumë mirë punën e tij. Kay, që është president dhe administrator i deleguar i agjencisë publicitare të Manhatanit “Korey Kay&Partners”, ka shkruar pothuajse më shumë se gjysmat e 80 sloganeve të krijuara nga shoqëria e tij që nga viti 1982, vit i themelimit të saj.

Është i tiji slogani për “Emigrant direkt”, filiali online i “Emigrant Bank”: “More Money for your Money” (Më shumë para për paratë tuaja), po ashtu, i tiji është edhe slogani i Stuart Weitzman, stilist dhe shitës këpucësh për gra: “A little obsessed with shoes” (Pak i fiksuar pas këpucëve).

Sigurisht që shitësit ambulantë, të cilët vunë re makinën që nxirrte tym në “Times Square”, kishin në mendje një tjetër nga sloganet e tij atë ditë: “If you see something, say something” (Nëse sheh diçka, thuaj diçka). Kjo frazë ishte sajuar nga Kay për “Metropolitan Transportation Authority” (MTA), shoqëria e transporteve publike njujorkeze. Këtë shprehje Kay e shkroi një ditë pas 11 Shtatorit të vitit 2001, i ulur në zyrën e tij në bulevardin “Fifth Avenue”, në një skedë që e mban për të shkruar menjëherë idetë e mira që i vijnë në mendje. Agjencia e tij kishte bërë reklama publicitare për MTA-në, por Kay e krijoi “If you see something, say something”, para se funksionarët e transporteve publike njujorkeze t’ia kërkonin.

Ai thotë se donte të kontribuonte për të parandaluar një tjetër katastrofë dhe se donte të bënte diçka pozitive pas sulmeve të 11 Shtatorit që tronditën Amerikën dhe gjithë botën. “Modeli që kisha në mendje ishte ‘Loose lips, sink ships’. Unë nuk kisha lindur gjatë Luftës së Dytë Botërore, por e njihja sloganin dhe me siguri që nuk jam i vetmi që e njihja. Në këtë rast, shton, ne donim tërësisht të kundërtën, që njerëzit të flisnin. Doja të gjeja diçka që e përçonte këtë mesazh, diçka që të bëhej ngjitëse”.

Në vitin 2002, MTA-ja tregoi se i duhej një fushatë për të inkurajuar përdoruesit të denonconin aktivitete të dyshimta dhe për ta zgjidhur këtë punë mendoi Kay, i cili e kishte akoma atë slogan të shkruar në një skedë. Në janar të 2003-shit, “If you see something, say something”, ishte shkruar në të gjithë taksitë, autobusët, metrotë apo trenat e qytetit. Që atëherë është bërë një fenomen global. MTA-ja regjistroi sloganin, por duket se ai u vodh edhe nga shumë të tjerë të paautorizuar. Nëse hyn në “Google”, me këtë fjalë dalin më shumë se 390000 rezultate. Është titulli i një kënge të “Taking Back Sunday”, një grup rok alternativ, i një monologu të performuesit Mike Daisey shumë i përfolur nga kritika dhe i një libri të një fotografi francez, Touhami Ennadre.

“E bëra vetëm për të bërë diçka origjinale”, thotë vajza, që është pronare e dyqanit të tatuazheve “Twelve 28 tatoo Brooklyn”. “Nuk e bëra për ndonjë deklaratë politike. E bëra sepse e dua qytetin tim. E dua Nju-Jorkun. Është diçka e vogël, por e rëndësishme”. “Është i thjeshtë, efikas dhe të fton të reagosh”, thotë Mary Warlick, administrator i deleguar i “One Club”, një organizatë jofitimprurëse që i bën homazh kreativitetit në botën e publicitetit. “Për më tepër i bën të gjithë të ndihen mirë, sepse është një reklamë për të shmangur të keqen dhe për të triumfuar e mira”.

Kurioziteti: 100 milionë thirrje në 311

Një numër për t’u ankuar, përgjigjet kryetari i komunës. “Përshëndetje, faleminderit që telefonuat në numrin 311. Emri im është Michael. Si mund t’ju ndihmoj”. Për t’iu përgjigjur telefonatës së 1000-të në linjën e gjelbër njujorkeze të inauguruar në vitin 2003, këtë javë ishte kryetari i Bashkisë së Nju-Jorkut, Bloomberg. “311 ka revolucionarizuar mënyrën me të cilën njujorkezët komunikojnë me qeverinë”, tha ai. “Njëherë 15 veta harxhuan një ditë të tërë për të kuptuar kë të kontaktonin për një fokë të ngordhur në Bringhton beach”, kujton përgjegjësja e të dhënave. Përgjigjja? Njësinë portale të departamentit të policisë”. “Të përgjigjesh është njëlloj si një kuti me dhurata. Asnjëherë nuk e di çfarë ka brenda dhe se ç’do të ndodhë”, tregon Michelle Bravo, përgjegjës i kurseve të trajnimit të informacionit për operatorët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›