Thaci: Nuk ka zgjedhje parlamentare kete vit
Kete vit do te mbahen zgjedhjet lokale, por jo ato parlamentare dhe kerkesat e nje pjese te opozites per mbajtjen e zgjedhjeve te pergjithshme kete vit jane joserioze. Kete qendrim e ka mbajtur Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ne konferencen e djeshme per shtyp, ku ka prezantuar raportin per punen njevjecare te qeverise. Ai ka thene se do ta respektoje dokumentin e Ahtisarit, Kushtetuten e Kosoves dhe qendrimin e Presidentit te vendit dhe se kete vit nuk do te kete zgjedhje te pergjithshme. "Do te respektohet plotesisht dokumenti i Ahtisarit, Kushtetuta e Kosoves dhe qendrimi i Presidentit Sejdiu, ndersa iu them ne menyren me te sinqerte te mundshme se individet qe kerkojne zgjedhje nga nje spekter i caktuar i opozites nuk jane serioze ne kerkesen e tyre. Dhe ata bejne zhurme per te mos kerkuar zgjedhje e jo per te kerkuar zgjedhje", u shpreh Thaci. Kjo deklarate vjen vetem disa dite pasi Presidenti Fatmir Sejdiu deklaroi se nuk do te kete zgjedhje kete vit, ashtu sic eshte duke kerkuar opozita. Nderkohe, raportin per punen njevjecare te qeverise, Kryeministri ua ka derguar Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Kryetarit te Kuvendit, Jakup Krasniqi, ku eshte shprehur i gatshem te perballet me deputetet ne Kuvendin e Kosoves. "Nese e shohin te nevojshme deputetet e Kuvendit te Kosoves, atehere mund te kete nje debat per punen njevjecare te qeverise", ka shprehur gatishmerine Thaci. Ne kete raport, perpos sukseseve, askund nuk permenden deshtime te qeverise. Ne vend te deshtimeve, Kryeministri ka zgjedhur fjalen "veshtiresi", duke permendur si veshtiresi shtrirjen e autoritetit te institucioneve ne veri te Mitrovices. "Ka pasur veshtiresi sidomos ne veri te Mitrovices. Veshtiresi me te cilat ende ballafaqohemi, por jam i bindur se do te tejkalohen keto pengesa, te cilat jane te panevojshme. Keto probleme kane qene te grumbulluara ne tete-nente vitet e kaluara, tash kerkohet qe bashkerisht t'i tejkalojme", ka sqaruar Thaci. Edhe nje here, kreu i ekzekutivit kosovar ka permendur si suksese te kesaj qeverie shpalljen e pavaresise, miratimin e Kushtetutes dhe njohjen e Kosoves nga 53 shtete te botes. "Kemi instaluar zotimin e pergjegjesise per ligjshmeri ne pune. Ndihem mire qe sot, kur po mbyllet nje vit i punes se qeverise, Kosova renditet e fundit ne listen e shteteve me korrupsion me te ulte ne rajon", eshte shprehur kreu i qeverise.