E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhorxh Bush le porosine e fundit: Izraeli te ndale raketat drejt Palestines

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh Bush, tha dje se rruga e vetme per nje armepushim te qendrueshem ne konfliktin e Gazes eshte ndalja e sulmeve me raketa ne Izrael nga ana e Hamasit. Ne konferencen e fundit per shtyp si president i SHBA-ve, Bush i beri thirrje Egjiptit te ndaloje kalimin e raketave ne kufirin me Gazen. "Mendoj se Izraeli ka te drejte te mbroje veten. Ne kete situate une shpresoj se Izraeli te jete i ndergjegjshem ndaj popullates se pafajshme dhe do te ndihmoje ne furnizimin e shpejte me ndihma humanitare", deklaroi Bush. Ai foli edhe per situaten ekonomike ne Shtetet e Bashkuara. Bush tha se eshte i gatshem t'i paraqese Kongresit kerkesen per gjysmen e dyte te paketes se ndihmes prej 700 miliarde dollaresh nese kjo kerkohet nga pasardhesi i tij Barak Obama Ai beri gjithashtu thirrje qe t'i jepet fund kontrabandimit te armeve nga Egjipti ne Gaza dhe perseriti qendrimin e tij se Izraeli gezon te drejten qe te vetembrohet. Ne te njejten kohe, presidenti perseriti thirrjen per krijimin e shtetit palestinez. Ai tha se sfida do te jete krijimi i kushteve per ekzistencen e dy demokracive, qe jetojne krah njera-tjetres ne paqe. Bush largohet nga detyra me 20 janar, dita kur presidenti i zgjedhur, Barak Obama, do te beje betimin si presidenti i 44 i Shteteve te Bashkuara. Presidenti ne ikje theksoi se ishte gabim vendosja e pankartes qe shkruante Misioni i Perfunduar ne aeroplanmbajtesen ku ai mbajti fjalimin ne vitin 2003 dhe ku deklaroi perfundimin e operacioneve kryesore luftarake ne Irak. Ne konferencen e tij te fundit per shtyp ne Shtepine e Bardhe dje, Bush tha se pankarta dergoi nje mesazh te gabuar. Ai tha gjithashtu se disa nga retorikat e tij kane qene te gabuara. Presidenti i 43-te i Shteteve te Bashkuara te Amerikes sqaroi se ishte i zhgenjyer me abuzimet e zbuluara ne burgun e Abu Graibit ne Irak si dhe nga fakti se nuk u gjenden arme te shkaterrimit ne mase ne ate vend.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›