E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thirrje serbeve per dalje ne zgjedhje

Serbet e Kosoves duhet te dalin ne zgjedhjet parlamentare te cilat organizohen nga institucionet kosovare me 12 dhjetore ne menyre qe te dalin nga kufizimet dhe te krijojne mundesi per te vendosur per veten. Kjo eshte kerkesa e dhene diten e sotme ne Qendren e mediave ne Cagllavice ku moren pjese perfaqesues te Komitetit te Helsinkit ne Beograd si dhe te Parlamentit te Serbise.

Sonja Biserko kryetare e Komitetit te Helsinkit ne Beograd ka thene se serbet e Kosoves gjate dekades se fundit kane qene peng i politikes se pasigurt e cila e ka mbajtur pezull orientimin e tyre. Sipas saj nje gje e tille duhet te perfundoje dhe se serbet duhet te dalin ne zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Dite me pare autoritetet vendore dhe ato nderkombetare ne Kosove kane reaguar ndaj deklaratave te qeveritareve serbe te cilet kane thene se serbet nuk duhet te marrin pjese ne zgjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›