E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Politika është e ndarë nga drejtësia

Kryeministri Hashim Thaçi, pas kthimit nga vizita në Finlandë, ka përsëritur gatishmërinë e tij për bashkëpunim me misionin e EULEX-it në luftimin e korrupsionit. Thaçi ka theksuar se politika duhet të ndahet nga drejtësia.

I pyetur nga gazetarët lidhur me hetimet e EULEX-it, kryeministri Thaçi tha se “askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe se beteja kundër korrupsionit do të jetë e gjatë për të fituar mbi të keqen”.

“Duhet ndarë politika politikën nga drejtësia. Unë dhe qeveria ime do të vazhdojmë të jemi në vijën e parë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me një rol angazhues, facilitues dhe shumë mbështetës të EULEX-it, me një transparencë të plotë dhe bashkëpunim të ngushtë. Do të jemi të pakompromis, që nga dita e parë e lirisë së Kosovës, nga qershori 1999 e deri më tash. Janë 111 raste të dyshimit për hetime të zyrtarëve të lartë të të gjitha kohërave të institucioneve të Kosovës dhe dua t’ju siguroj se nuk do të mbetet asnjë rast pa u hetuar”, ka thënë kreu i Qeverisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›