E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Presidencialet ndoshta ne 2013


Një takim disa me simpatizantët e partisë së tij në Drenas, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka aktualizuar temën e zgjedhjeve presidenciale në Kosovë.

Duke folur për këtë cështje numri një i qeverisë, ka shfaqur preferencën e tij që zgjedhjet presidenciale të mbahen në vitin 2013 bashkë me zgjedhjet parlamentare.

Kjo do të ishte shkelje e marrëveshjes së arritur në prill të këtij viti ndërmjet LDK-së dhe AKR-së me rastin e nominimit të Atifete Jahjagës për presidente të Kosovës.

Kjo marrëveshje parashikon mbajtjen e zgjedhjeve te presidenciale jo më vonë se gjashtë muaj nga data në të cilën ndryshimet e nevojshme kushtetutese të hyjnë në fuqi.

Qëndrimi i kryeministrit Thaci në Drenas u mbrojt nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci. Nga ana tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës pret zbatimin e marrëveshjes që con Kosovën në zgjedhje presidenciale në vitin 2012.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm në partinë e Thacit, preferon që marrëveshjet e arritura të respektohen. Ajo cfarë pritet se do të ngjallë debat në Prishtinë janë kompetencat e presidentit të zgjedhur nga vota e popullit.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Pasaportat ruse, Rexhepi: S’kemi informacion
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka reaguar lidhur me lajmin se serbët e Kosovës nga pasiguria kanë filluar të kërkojnë pasaporta ruse në ambasadën e Rusisë në Beograd. Serbët e veriut kërkojnë shtetësi ruse
Disa shoqata serbe nga veriu i Kosovës i kanë dërguar një letër ambasadës ruse në Beograd, përmes të cilës kanë kërkuar që mijëra serbëve të Kosovës t’u mundësohet marrja e shtetësisë ruse. Krasniqi: Paktet për kufijtë, në Kuvend
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka deklaruar se të gjitha marrëveshjet që kanë të bëjnë me kufijtë e Kosovës duhet të ratifikohen në Kuvend. Teodosje: Policia e Kosovës, korrekte
Peshkopi serb për Rashkën dhe Prizrenin, Teodosje ka deklaruar se marrëdhëniet mes Kishës Ortodokse dhe Policisë së Kosovës janë mjaft korrekte. Limaj, gjyqtari refuzon shtyrjen e procesit
Ka vazhduar të hënën seanca gjyqësore kundër deputetit Fatmir Limaj dhe nëntë ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, lidhur me aktakuzën e ngritur nga EULEX-i, për krime lufte kundër popullatës civile në fshatin Kleckë.

Lajmet kryesore

Prishet "magjia" e politikës
Mazhorancë-opozitë, pakt për t'i dhënë fund krizës 2-vjeçare
“Meta-Prifti”, gjykata pranon 3 ekspertët
KLD, rrokadë në instancat gjyqësore
2013, anglishtja provim mature

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›