Meta-Prifti gjykata pranon 3 ekspertet

Pas një seance të tejzgjatur me pyetje e përgjigjje mes palëve, si dhe oratorisë së pasur me një fjalor ku nuk mungoi as Leonardo da Vinci dhe as Ajnshtajni, Gjykata e Lartë vendosi ta mbyllë kapitullin e ekspertëve shqitarë, duke pranuar aktekspertizën e tyre dhe duke e administruar si provë në procesin ndaj ish-zv.kryeministrit Ilir Meta.
Kjo do të thotë se të hënën e ardhshme në orën 10, në seancën e radhës do të dëshmojë në gjykatë dëshmitari kryesor, ish-ministri i Ekonomisë Dritan Prifti, së bashku me tre shtetas të tjerë.
Me pranimin e ekspertizës shumë të diskutueshme shqiptare, Gjykata e Lartë rrëzoi edhe kërkesën e prokurorit Bujar Sheshi për riekspertim të videos, këtë radhë nga ekspertë të huaj nga vendet e BE-së.
Prokurori deklaroi se ekspertët i Gjyqi i MetësVideo e Metës, ekspertët s’kanë mjete“Meta-Prifti”, ja detyrat e ekspertëve Videoja e tretë e Dritan Priftit kanë mbështetur konkluzionet në probabilitet, dmth mundesi dhe jo në fakte shkencore.
Por më herët, ekspertët shqiptarë Pollo, Rrahmani dhe Beqiri iu përgjigjën pyetjeve të prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës të Metës mbi disa paqartësi të tyre mbi aktekspertimin.
Pyetjes më delikate në këtë aktekspertizë, orën, nëse ishte apo jo objekti me të cilin ishte kryer regjsitrimi duke qenë se dëgjohen tik-taket e saj, ekspertët i mëshuan faktit se ekziston mundësia që mjeti regjistrues të ketë qenë një orë cfarëdo, por shtuan se nuk mjafton ky tik-tak për të përcaktuar nëse ishte orë apo jo.
E përkthyer me fjalë të thjeshta për publikun, edhe pse dëgjohet tik-taku i orës, videoja edhe është regjistruar edhe nuk është regjistruar nga një pajisje orë-regjistruese.
Prokurori argumentoi se ekspertët nuk i dhanë përgjigje pyetjes kryesore, nëse ka apo jo ndërhyrje në videon provë materiale dhe nëse po, ku konsistojnë ato, cka sipas tij, është tregues i qartë i dështimit të këtij ekspertimi.
Prokurori parashtroi se konkulizionet e ekspertëve janë teorike, të përgjithshme dhe të mbështetura në probabilitet, pa dhënë ndonjë fakt shkencor. Ai shtoi se nuk ka asnjë paragraf ku të thuhet se ka tjetërsim apo ndryshim të pamjes dhe të zërave të bashkëbisdeuesve.
Ekspertiza, me terma nga Da Vinci dhe Ajnshtajni
Përvec termave juridikë, seanca gjyqësore ishte e pasur me citime nga shkencat ekzakte dhe arti. Sipas ekspertëve, termi “probabiliteti i lartë” shpjegohet ashtu si edhe teoria e Albert Ajnshtajnit, që ka hedhur poshtë shumë të tjera.
Ndërsa gjeniu Leonardo da Vinci u përdor si argument për pyetjen se pse nuk ishte bërë i mundur procesi i filtrimit të zërit nga zhurmat.
Eksperti Ardian Pollo tha se filtrimi i zërit do të ndikonte në cilësinë e video-regjistrimit, sikurse një pikture të Da Vincit do t’i hiqeshin elementët dhe do t’i liheshin vetem sytë. Në këtë rast, sipas ekspertit, piktura do të humbiste bukurine dhe s’do të ishte më një kryevepër.
Megjithatë, pyetja më e bukur dhe me nënkuptim ishte ajo e relatorit të cështjes Ardian Dvorani, i cili ndoshta referuar frazës së ekspertëve kur shprehen se, probabiliteti i ndërhyrjeve është i lartë, i pyeti sa është probabiliteti shkencor i gabimit tuaj në këtë aktekspertizë nëse do i referoheshim termit “probabilitet”?
Dhe të tre ekspertët u përgjigjen vec e vec me përgjigjen: “probabiliteti i gabimit është zero absulote”, një përgjigje kjo që për herë të parë ishte e prerë dhe jo relative.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Besnik Mustafaj në Top Channel
Zhvillimet e vrullshme politike në Itali e Greqi, dy vende të Bashkimit Europian, partnerë kryesorë të Shqipërisë u komentuan në studio nga ish-Ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.
Prishet "magjia" e politikës
Politika shqiptare gjen më në fund gjuhën për t'i dhënë fund krizës, që po mban pezull reformat prej më shumë se dy vjetësh. Mazhoranca dhe opozita arritën një marrëveshje politike, e cila parashikon krijimin e Komisionit për reformën zgjedhore, krijimin e një grupi pune për rishikimin e projektligjeve që kërkojnë 3/5 e votave dhe për herë të pare në seancën plenare të ditës së enjte, opozita do të votojë disa projektligje, por që nuk lidhen me paktin e drejtesisë. Familjarizimi i shqiptareve me aparteidin
Andrea Stefani - Në ditën e parë të dhjetorit që po afron, do të jetë edhe përvjetori i një akti që 56 vjet më parë u bë shkëndija për lindjen e lëvizjes moderne të të drejtave të njeriut në SHBA. Neron apo Jul Cezar?!
Skender Minxhozi - Një e shtunë e ftohtë në Romë, në dyert e Presidencës italiane, ku turma të irrituara hidhnin monedha dhe fyerje gjithfarësh, ka qenë fundi me shumë gjasë i karrierës së shkëlqyer ngjitëse të njeriut që dominoi fuqinë e gjashtë ekonomike të botës në këta dy dhjetëvjeçarë. Rama, reagon ndaj deklaratës së Berishës
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Tuiter, ndaj deklaratave të kryeministrit Sali Berisha, në panairin e agrobiznes-turizmit në Petrele.
Lajmet kryesore
Prishet "magjia" e politikës
Mazhorancë-opozitë, pakt për t'i dhënë fund krizës 2-vjeçare
KLD, rrokadë në instancat gjyqësore
Thaci: Presidencialet, ndoshta në 2013
2013, anglishtja provim mature