E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Rekomandimet e KE, udherrefyes per qeverine

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka prezantuar pasditen e sotme qendrimin e qeverise se tij rreth raport-progresit te KE, te cilin e ka cilesuar si “real” dhe rekomandimet e tij si nje “udherrefyes” per institucionet e Kosoves.

“Raport-progresi eshte shqyrtuar me kujdes dhe eshte pranuar nga qeveria si nje vleresim real per gjendjen ne Kosove nga periudha tetor 2007 ne tetor 2008. Rekomandimet e tij do te jene si udherrefyese dhe do te implementohen nga institucionet e Kosoves”, ka pohuar Thaci.

Komisioni Evropian ne raportin e tij ka propozuar intensifikimin e dialogut politik dhe teknik mes Kosoves dhe KE-se, ndersa ka kritikuar Kosoven per pranine e korrupsionit dhe krimin e organizuar dhe se ka bere pak per te luftuar keto fenomene.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›