E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagendijk: Serbia në BE, kur të pranojë EULEX-in

 

BRUKSEL- Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Joost Lagendijk i bën thirrje Bashkimit Europian të kushtëzojë afrimin e Serbisë me këtë union me pranimin e misionit të EULEX-it në Kosovë.
“Përparimi i Serbisë në procesin e integrimeve evropiane dhe përmirësimi i bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës, janë për t’u lavdëruar – por, Beogradi nuk guxon të mendojë se qëndrimi i tij ndaj Kosovës dhe afrimi me BE-në janë dy çështje të ndara”, është shprehur Lagendijk, pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
“Dokumenti i KE-së në mënyrë të butë i bën thirrje Serbisë të jetë konstruktive ndaj Kosovës, por qëndrimi i BE-së duhet të jetë i qartë: Obstruksioni ndaj misioneve evropiane në Kosovë, nuk do të tolerohet”, theksoi deputeti holandez Lagendijk.
“Beogradi po pengon shtrirjen e EULEX-it në veri të Kosovës. BE nuk guxon t’i lejojë Serbisë të bëjë hapa të mëtejmë drejt anëtarësimit derisa e pengon këtë mision”, përfundoi Lagendijk.

(s.g/BalkanWeb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›