Thaçi: Serbët si integrojmë me dhunë

Prishtinë, 9 Mars NOA - Kosova nuk do ti
detyrojë serbët në veri që të integrohen, por do të synojë ti nxitë që të
bëhen pjesë e shtetit përmes stimuleve dhe investimeve, ka thënë kryeministri
Hashim Thaçi.
Nuk do të ketë dhunë apo veprime të njëanshme, por vetëm dialog dhe
bashkëpunim, tha ai për agjencinë Reuters.
Gjithçka do të koordinohet me bashkësinë ndërkombëtare, NATO-n dhe
institucionet tjera ekonomike, ka shtuar kreu i ekzekutivit kosovar.
Ai ka thënë se planifikon të marrë pjesë në takimin rajonal në Slloveni, dhe se
do të mund të takohej edhe me presidentin serb, Boris Tadiç.
Nuk kam dilema dhe nuk ngurroj ti jap dorën asnjë udhëheqësi, i cili është
zgjedhur në mënyrë demokratike, përfshirë Tadiqin. Ne jemi udhëheqës, duhet ta
lëmë pas të kaluarën dhe të fokusohemi në të ardhmen, tha Thaçi.
Ai gjithashtu e ka mirëpritur thirrjen e djeshme të përfaqësuesit të BE-së,
Piter Feith, për të hequr zyrtarët e korruptuar nga pozitat e larta të qeverisë
së Kosovës.
Është një sëmundje që e kemi trashëguar. Nuk do të ketë kompromise, kudo që ka
korrupcion, ai do të luftohet, ka thënë Thaçi, i cituar sot nga RFE.