E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Veriu ska kthim prapa


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci ka deklaruar se me ndërhyrjen në veri të Kosovës kanë ndodhur një sërë ndryshimesh të mëdha dhe pozitive.

Në një intervistë për RTK, Thaci ka nënvizuar se gjendja në veri nuk do të kthehet si ajo e mëparshme dhe as do të krijohet status kuoja.

“Në bashkëpunim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë do të vendoset rendi dhe ligji edhe në veri”, ka theksuar Thaci.

Ndër të tjera, kryeministri ka përgënjeshtruar zërat për synimin e tij për të garuar për postin e presidentit të Kosovës vitin e ardhshëm.

Gjendja në veri nuk do të kthehet si ajo e mëparshme dhe as do të krijohet status kuoja. Atje do të vendoset rendi dhe ligji

Hashim Thaci
Kryeministër i Kosovës “Unë kam një kontratë me qytetarët që më kanë dhënë besimin në zgjedhje dhe këtë kontratë si kryeministër i vendit e respektoj plotësisht”, ka theksuar Thaci.

Më tej, ai ka kritikuar lëvizjen Vetëvendosje për rrëzimin e kamionit me mallrat serbe dhe ka bërë të ditur se disa deputetë të kësaj partie i kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj planit për veriun.

Thaci ka konfirmuar gjithashtu takimet sekrete me presidentin serb Boris Tadic, por ka nënvizuar se, “persona të tjerë kanë qenë më pranë tij në kohën kur PDK ka qenë në opozitë”.

Thaci: Do vijojmë planin operacional

Të njëjtin mesazh Thaci dha edhe disa ditë më parë, kur i sapokthyer nga Nju Jorku, u shpreh i vendosur për të përfunduar punën e nisur në veri.

Ai deklaroi se do të vazhdohet me largimin e barrikadave dhe me zbatimin e planit operacional.

Thaci komentoi edhe plagosjen e 4 ushtarëve dhe disa serbëve në pikën kufitare në Jarinjë të Leposavicit, duke thënë se, “të martën ndodhi ajo që nuk do të duhej të ndodhte”.

“Do vijohet me përgjegjësitë për implementimin e planit operacional. Do vijohet me heqjen e barrikadave dhe nuk do ketë asnjë pengesë që do bllokojë vendosjen e rendit dhe ligjit në veri”, deklaroi Thaci.

Ai dënoi dhunën e ekstremistëve serbë ndaj KFOR-it dhe EULEX-it, dhe u bëri thirrje banorëve serbë që të tregojnë vullnet për bashkëpunim.

Kryeministri kosovar ritheksoi gjithashtu mbështetjen që liderët ndërkombëtarë në Nju Jork dhanë për tërësinë territoriale të Kosovës.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Jarinje, KFOR zgjeron zonën e sigurisë
Trupat e KFOR-it në Kosovë kanë zgjeruar zonën e sigurisë në pikën kufitare të Jarinjes, ku dhe kanë hequr një barrikadë të vendosur nga banorët serbë. Rrëzohet kërkesa e VV për Veriun
Partitë politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës i kanë thënë jo një kërkese të Lëvizjes Vetëvendosje që bashkërisht të thërrasin një seancë të jashtëzakonshme. Londër, kartë për të zhdukurit në Kosovë
Karta e të Zhdukurit, e publikuara nga Akademia Britanike imponon tre obligime krysore për qeveritë, garantimin që cdo viktimë e konflikiteve të armatosura të regjistrohet menjëherë, të identifikohen saktë dhe të pranohen publikisht si të tillë. Kurti: Ambasadat e Shqipërisë për Kosovën
Në vizitat e mëparshme Albin Kurti e ka vizituar Tiranën si lider i Vetëvendosjes. Ndërsa mesditën e së Premtes për herë të parë ai është takuar me presidentin Bamir Topi dhe ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, si kryetar i komisionit të politikës së jashtme në Parlamentin e Kosovës. OKB: Shqetësim për dëshmitarët në Kosovë
Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB ka shprehur shqetësimin e tij për mbrojtjen e dëshmitarëve në Kosovë, pas vdekjes së Agim Zogajt, dëshmitar kyc në cështjen “Klecka”.

Lajmet kryesore

Arvizu: Faleminderit shqiptarëve
Shqipëri-SHBA, 20 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve
Zhduket një tjetër i kërkuar
Fillon zyrtarisht regjistrimi
Lufta tregtare, Kroacia kërkon të penalizojë Shqipërinë
Falimentojnë familjet greke

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›