E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Zgjedhjet demokratike e transparente

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci eshte takuar sot me perfaqesuesin civil nderkombetar ne Kosove Pieter Feith.

Ne takim eshte diskutuar per zhvillimet aktuale politike posacerisht per organizimin sa me te suksesshem te zgjedhjeve te reja te 12 dhjetorit.

Kryeministri Thaci ka shprehur gjithe perkushtimin e tij dhe te qeverise se tij per nje proces zgjedhor te lire demokratik transparent te organizuar mire me pjesemarrjen e monitoruesve nderkombetare ku qytetaret do te vendosin per zgjedhjen e institucioneve te ardhshme te vendit.

Nga ana e tij Feith u shpreh me tone pozitive per perkushtimet e kryeministrit Thaci per ruajtjen e stabilitetit politik dhe institucional te Kosoves dhe po ashtu vleresoi perkushtimin e tij per zgjedhje te lira demokratike dhe transparente.

Zgjedhjet e 12 dhjetorit do te jene edhe nje test i ri per demokracine ne Kosove. Besoj se gjithe klasa politike dhe institucionale do te deshmoje pjekurine e larte shteterore per te plotesuar me sukses edhe kete standart te larte demokratik ne rrugen e integrimit euro-atlantik te Kosoves u shpreh Feith.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›