E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi e viziton Haradinajn në Hagë?

Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 13:31

Pasi Tribunali i Hagës të enjten anuloi vendimin për lirimin e përkohshëm të Ramush Haradinajt nga paraburgimi, kryeministri në largim i Kosovës dhe lideri i PDK-së Hashim Thaçi pritet që gjatë javës së ardhshme të udhëtojë në Hagë, ku do ta takojë liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lajmin e transmeton gazeta Lajm, sikur thotë, duke i mbështetur në burime të PDK-së të afërta me Kryeministrinë.

Gazeta raporton se në fillim të tetorit ishte mbajtur një takim i strukturave udhëheqëse të dy partive, PDK dhe AAK, me qëllim të "arritjes së një konsensusi për krijimin e një strategjie të përbashkët lidhur me bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit, temë bosht e së cilave do të jetë veriu i vendit".

Bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht BE dhe SHBA kanë bindur Prishtinën dhe Beogradin për fillimin e dialogut për ta mbyllur kapitullin e stabilitetit të vendit dhe pritet që këto bisedime të fillojnë pas formimit të qeverisë së re, e cila do të dalë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›