E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filmi i Mel Gibson, premier në mars

Nga Express më 17 dhjetor 2010 në ora 13:43

Filmi i ardhshëm i Mel Gibson “The Beaver” do të jepet premier në mars.

Produksioni “Summit Entertainment” ka thënë se filmi që është bërë me regji të Jodie Foster dhe në të luan Gibson do të jepet premier me 23 mars ndërkaq në tërë botën pritet të jepet me 8 prill.

“I plagosur nga demonët e tij, Walter Black është një lodër e pasuksesshme në familjen e tij që vuan nga depresionit. Pavarësisht sa mundohet, Walter nuk mund ta sheh vetën në rrugën e duhur derisa një kukull tjetër hynë në jetën e tij”, shkruan në faqen zyrtare të këtij filmi.

Filmi ishte supozuar se mund të jepet premier këtë vit por studio kishte dhënë përgjigje negative për shkak se Gibson kishte problem me beben e tij më të re që e ka më ish të dashurën e tij, këngëtaren ruse Oksana Grigorieva.

Foster e ka quajtur punën e Gibson në film “si njërën prej paraqitjeve të tij më të mira”.

Anton Yelchin dhe Jennifer Laërence po ashtu luajnë në këtë film.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›