Thaci falenderon Sejdiun Do te vazhdojme bashkepunimin per forcimin e shtetit
Qeveria e Kosoves ka zhvilluar mbledhjen e pare pas doreheqjes se Fatmir Sejdiut nga pozita e Presidentit. Gjate mbledhjes kryeministri Hashim Thaci ka falenderuar Sejdiun per kontributin e dhene ne krijimin e shtetit te Kosoves. Megjithese raportet ndermjet partnereve te koalicionit PDK- LDK kane perjetuar nje ftohje te madhe ditet e fundit kryeministri Thaci ne paraqitjen e tij te pare publike ka provuar te jape nje imazh normal te punes se qeverise se koalicionit ndersa ka zgjedhur fjalet me te mira per ish- partnerin e tij Fatmir Sejdiu me te cilin ne janar te vitit 2008 ka firmosur krijimin e qeverise.
Deshiroj qe ne emrin tim personal dhe ne emer te Qeverise se Republiken e Kosoves falenderimin me te sinqerte per bashkepunimin e shkelqyer qe kemi pasur une dhe Qeveria e Kosoves me Presidentin Sejdiu per bashkepunim e tij te ngushte me mua personalisht per te gjitha sukseset qe kemi arritur bashkerisht si partnere per shtet-ndertim...te arriturat jane te perbashketa jane pjese e te gjitha institucioneve...Do te vazhdojme te punojme si partner ne konsolidimin dhe forcimin e shtetit tone tha Thaci.
Partneret e koalicionit sipas burimeve te televizionit Alsat ende nuk jane ulur per te diskutuar mundesite e tejkalimit te krizes se shkaktuar nga doreheqja e Sejdiut. LDK po perballet edhe me nje proces te brendshem zgjedhor i cili me heret ishte parashikuar te perfundonte ne dhjetor me zgjedhjen e kryetarit te ri te kesaj partie. Por njeri nga nenkryetaret e LDK-se Eqrem Kryeziu thote se zgjedhjet brenda partiake mund edhe te zgjaten ne rast se vendoset per zgjedhje te jashtezakonshme parlamentare.
Ajo qe kerkojne proceset demokratike po edhe Kushtetuese ligjore te Kosoves ne jemi ne gjendje ti pergjigjur ne cdo rast duke margjinalizuar procedurat e brendshme partiake sepse secila parti eshte per ti sherbyer vendit dhe jo qe vendi dhe jo qe vendi ta ktheje koken nga partia dhe te shikoje se cfare po bene ajo tha Kryeziu.
Zyrat e Kuintit po shtyjne perpara idene qe zgjedhjet te mbahen 45 dite pas shpalljes se tyre sic e parashikon Kushtetuta per te krijuar sa me shpejt nje qeveri te re e cila do te ishte e gatshme qe te nis bisedimet me Beogradin.
Bul Saliu