E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliminatoret Euro 2012 Kuzhe ne dileme per skemen

Kroatit do ti duhet te gjeje alternativen e Currit. Bosnje-Hercegovina me forca te shumta ne sulm.

Takimi i radhes i Shqiperise i vlefshem per eliminatoret e Evropianit te 2012-s do te jete prova e se vertetes. Ndeshja e 8 tetorit ndaj Bosnje-Hercegovines do te tregoje mjaft qarte synimet dhe potencialin e kuqezinjve duke qene se perballe do te kene nje skuader me shume yje qe dine fare mire te luajne ne grup. Te besuarit e Safet Suscaroni komisari teknik i Bosnje-Hercegovines dy dite me pare zbardhi listen ku ndodheshin emrat e te besuarve te tij ne leter jane te frikshem. Ekipi verdheblu ka nje mesfushe qe perbehet nga lojtare si Miralem Pjani Olympique Lyon Elvir Rahimi CSKA Moska Senijad Ibrii Hajduk Split dhe Zvjezdan Misimovi sapo ka kaluar tek Galatasaray. Nderkohe qe ne sulm spikat dyshja qe luan ne Bundesligen Gjermane Vedad Ibiscaronevi Hoffenheim dhe Edin Dzeko Wolfsburg. Perballe kesaj skuadre trajneri i kombetares kuqezi Josip Kuzhe ka shume pak zgjidhje duke qene se ne mbrojte nuk do te mund te mbeshtetet tek aftesite e dyshes Cana-Curri ky i fundit eshte demtuar dhe mendohet te rikuperohet per rreth 6 muaj.

Mbrojtja dhe alternativat

Kroatit te pankines shqiptare ashtu sic thame edhe me lart do ti duhet qe te gjeje alternativen e Debatik Currit. Per ekipin kombetar ky demtim nuk duhej duke qene se perballe ne takimin e 8 tetorit Shqiperia do te kete nje nga formacionet me sulmuese ne Ballkan. Dyshja e sulmit e Bosnje-Hercegovines e perbere nga Ibisevic dhe Dzeko eshte njera nga me te frikshmet. Kete fakt e vertetojne me se miri statistikat e kampionatit gjerman. Dzeko qe doli kampion me Woflsburgun dy vite me pare arriti te shpallej golashenuesi me i mire i Bundesliges me 22 golat e shenuar brenda sezonit 2009-2010. Nderkaq ai eshte kthyer ne nje ikone te vertete ne qytetin e Volfskwagenit pasi eshte kthyer ne bomberin me te mire te te gjitha koherave te ketij ekipi ne gusht te 2010-s Dzeko realizoi golin e 59-te ne 69 takime nderkohe qe rekordin e mbante Diego Klimowicz me 57 gola ne 149 takime. Perpos shtatlartit sulmi bonjak mbeshtetet edhe tek nje talent tjeter si Vedad Ibisevic. Sulmuesi i Hoffenheimit eshte njeri nga futbollistet me te kerkuar ne merkato pasi pershendet shpeshhere portat kundershtare. Keshtu Kuzhese do ti duhet qe te gjeje nje zgjidhje sa me te mire ne rolin e Currit. Mendohet se nje alternative do te ishte kthimi i Bulkut ne vijen e mbrojtjes. Gjithashtu nje zgjidhje jo shume e rrezikshme do te ishte edhe ajo me emrin Endri Vrapi.

4-2-3-1 apo 4-4-2

Eumlshte e qarte se Shqiperia perben nje kundershtar shume te veshtire sidomos kur luan ne fushen e saj para tifozeve te vet te zjarrte. Kuzhe ne ndeshjen e pare ne Rumani ne pjesen derrmuese te lojes luajti me nje skeme jashtezakonisht defensive 4-2-3-1 ndersa ndaj Luksemburgut e nisi ndeshjen e dyte kualifikuese ne Tirane ne nje sistem klasik 4-4-2. Ne te dyja ndeshjet e shqiptareve ra ne sy pamundesia e tyre per te ndertuar nje manover sulmuese efektive dhe te qarte. Kjo te le pershtypjen se shqiptaret qendrojne fort me shume ne nje loje te tille kur topi duhet te largohet me cdo menyre nga zona e tyre. E thene ndryshe ata dine tu prishin pune kundershtareve por jo te ndertojne per vete. Ne takimin ndaj Bosnje-Hercegovines kroati do te duhet te zgjedhe se ma sa sulmues do te luaje. Kjo zgjedhje e tij behet edhe me e veshtire duke qene se Erion Bogdani i preferuari i kroatit dhe Hamdi Salihi kane gjetur shpesh porten kundershtare kete muaj. I pari me Cesenan eshte kthyer ne protagonist kryesor pasi ka shenuar dy gola ne pese takime nderkohe qe Salihi kete fundjave shenoi nje dygolesh ne kampionatin austriak.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›