E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi ftesë qytetarëve: Të pastrojmë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi mbështet nismën “Të pastrojmë Kosovën”, që do të organizojë një aktivitet të gjithanshëm në Kosovë më 24 maj.

Thaçi ka pritur udhëheqësine grupit të kësaj nisme, Luan Hasana, të cilit i ka thënë se “prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës është mbrojtja e mjedisit".

Kryeministri Thaçi ka njoftuar delegacionin e nismës për pastrimin e vendit, se edhe ai personalisht bashkë me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe me ministrat tjerë do të jetë pjesë e kësaj nisme, me pjesëmarrjen e tyre në aksionin e pastrimit të Kosovës.

Kjo nismë është mbështetur edhe nga misioni i OSBE-së në Kosovë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›