Georgievski: Politika të gjejë kompromis për emrin
Ish-kryeministri dhe lideri aktual i VMRO-Partia Popullore, Lubço Georgievski deklaroi se Samiti i Çikagos ishte humbje e madhe për Maqedoninë.
Por sipas tij, në këtë takim të nivelit të lartë të Aleancës është dërguar një sinjal i kristaltë se nëse Maqedonia dëshiron të vazhdojë me integrimin evroatlantike, patjetër duhet të bëjë kompromise.
"Të gjithë politikanët që refuzojnë aktin e kompromisit, po manipulojnë me opinionin për qëllimet e tyre të politikës ditore", theksoi Georgievski, duke shtuar se kryeministri Nikolla Gruevski dhe presidenti Gjorgje Ivanov duhet të mbajnë përgjegjësi për situatën e krijuar që kanë futur vendin në pakthim.
Ai i bëri thirrje që të gjitha palët politike të pranojnë një kompromis të ri, për hyrje të shpejt në NATO dhe BE. VMRO-DPMNE me theks të veçantë duhet të pastrojë me problemin. I bëjë thirrje që seriozisht të ulen dhe të bisedojnë hapur për propozimin e ndërmjetësit Nimic, i cili është Republika e Maqedonisë Veriore, që është një zgjidhje me dinjitet", deklaroi ish-kryeministri Lubço Georgievski.