Thaçi konfirmon marrjen e fizibilitetit për MSA: Në shkurt liberalizimi
Kryeminsitri Hashim Thaçi ,në një conference per shtyp, ka deklaruar marrjen e konfirmimit zyrtar nga ana e Bashkimit Evropian për miratimin e vendimit për nisjen e procesit të fizibilitetit për MSA-në me Kosovën. Ai gjithashtu ka thënë se rruga e liberalizimit të vizave për Kosovën do të shkurtohet dukshëm, pas vendimeve të sotme në Bruksel.
Kështu Komisioni Evropian do të nisë “studimin e fizibilitetit” me Kosovën. Ministrat e Jashtëm të BE-së, gjatë takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, të martën kanë marrë vendimin që të nisë “Studimi i fizibilitetit” me Kosovën, i cili rrjedhimisht brenda një periudhe dyvjeçare do të mund të çonte te marrëveshja e “Stabilizim Asociimit”, bëjnë të ditur burime nga Brukseli.
Ndërkaq, të enjten kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të takohet në Bruksel me kryediplomaten evropiane, Catherine Ashton, ka bërë të ditur për zëdhënësja e Ashton, Maja Kocijancic.
Po ashtu raportohet se, Këshilli i Ministrave për çështje të përgjithshme të Bashkimit Evropian, që tri orë është duke diskutuar për vendimin final për dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë, pasi Rumania ka kërkuar që të ketë garantime shtesë se Beogradi në mënyrë të rregullt do t`i implementojë ligjet për pakicat kombëtare.