Themelohen edhe 14 pika te Levizjes Vetevendosje

Prishtine 1 dhjetor NOA - Keshillat per Zhvillimin e Qendrave te Levizjes Vetevendosje kane themeluar dje katermbedhjete pikat e radhes ne lagjet e qyteteve dhe ne fshatrat e komunave perkatese.
Konkretisht pikat u formuan ne Prizren Sharr Viti Besiane Therande Gjakove Ferizaj Lypjan Burim dhe Malisheve.
Qindra qytetareve te pranishem ne Prizren iu drejtua Albin Kurti i cili e artikuloi programin politik te Levizjes per shtetndertim dhe zhvillim ekonomiko-shoqeror.
Ai foli per nevojen e mobilizimit shoqeror me qellim te krijimit te nje qytetarie aktive qe do ti kundershtonte proceset negative qe vijne si rezultat i mohimit te vullnetit politik te popullit.
Pas prezantimit te programit politik pjesa me e madhe e tubimit u orientua ne bashkebisedimin me pjesemarresit e shumte me crast qytetaret e kesaj lagjeje parashtruan shume pyetje dhe komente rreth brengave te tyre te perditshme.
Duke elaboruar aktualitetin politik dhe shoqeror Albin Kurti theksoi domosdoshmerine e te qenit bashke per tia nderruar karakterin shtetit si dhe per nevojshmerine e nderrimit te kursit politik te deritanishem i cili ishte ne sherbim te pasurimit individual te politikaneve ne kurriz te popullit te varfer dhe jo ne sherbim te mireqenies kolektive.
n.e/NOA