E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi merr telegrame për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri Hashim Thaçi, me rastin e 17 Shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës, ka pranuar telegrame nga homologë të tij nga shumë shtete.

Atë e kanë përgëzuar kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha; kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan; kryeministri i Çekisë, Jan Fischer; kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor dhe kryeministri i Hungarisë, Bajnai Gordon, transmeton Zyra e Kryeministrit, nëpërmes një njoftimi për shtyp.

Në urimet e tyre me rastin e shënimit të dy vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Thaçi përgëzohet për sukseset e qeverisë që drejton në konsolidimin e shtetit të pavarur dhe demokratik të Kosovës, si dhe vlerësohet përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e institucioneve stabile dhe efektive, me qeverisje të mirë, sundim të rendit dhe ligjit dhe respektim afirmativ të komuniteteve.

Në njoftim theksohet se homologët i kanë shprehur kryeministrit Hashim Thaçi gatishmërinë e qeverive të vendeve të tyre për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin dhe mbështetjen për qeverinë dhe të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, në rrugën drejt zhvillimit dhe integrimit të Kosovës në institucionet euroatlantike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›