Thaçi nga Anglia: Kosova e vendosur për Eulex me 4 pika
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është pjesë e delegacionit të nivelit të lartë që viziton të enjten Britaninë e Madhe ka dhënë një intervistë për BBC-së se, ku ndër të tjera ka theksuar se qëndrimi i Kosovës lidhur me shtrirjen e misionit të EULEX-it është i pandryeshueshëm. “EULEX ka vendimin e Bashkimit Evropian për të ardhur dhe shtrirë në Kosovë, ai vendim duhet të respektohet në përputhje edhe me vendimin për shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik”, tha ai
Zoti Thaçi tregon fillimisht flet për rëndësinë e kësaj vizite të parë zyrtare në cilësinë e kryeministrit të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së saj.
Thaçi: Unë kam zhvilluar vizita të shpeshta në Britaninë e Madhe edhe gjatë luftës edhe para luftës.
Janë takime që do të rezultojnë në mbështetje të fuqishme të Britanisë së Madhe për Kosovën, për shtetin e ri, për shtetin demokratik të instalimit të shoqërisë multietnike, të një vendi të paqes dhe stabilitetit me reflektime të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm rajonal dhe me perspektivë euro-atlantike.
Ne jemi si Kosovë pjesë e bashkësisë ndërkombëtar, pjesë e rëndësishme.
Suksesi i Kosovës është suksesi i përbashkët dhe Britania e Madhe ka luajtur një rol kyç edhe për lirinë edhe për shpalljen e koordinuar të pavarësisë së Kosovës.
BBC: Çfarë ndryshimi vëreni tek raportet me autoritetet tani që jeni kryeministër i Kosovës, si ka qënë mikëpritja e tyre?
Thaçi: Edhe mikëpritja edhe gjithçka është në suazat e kornizave dhe respektit ndërshtetëror. Kjo është diçka e re, sepse Kosova është shtet i ri, por mbështetja nuk dallon, vazhdon mbështetje e jashtëzakonshme nga Britania e Madhe.
Tani kemi ndërtuar edhe miqësi edhe politike edhe të një partneriteti mjaft efektiv.
Ju e dini që në Kosovë ekziston një përshtypje shumë e mirë e njerëzve për Britaninë e Madhe, për rolin dhe respektin e madh që ka patur Britania e Madhe për procesin e përpjekjeve dhe sakrificave të popullit tonë për liri dhe shtet.
BBC: Zoti Thaçi, si e përkufizoni qëllimin e kësaj vizite?
Thaçi: Qëllimi është thellimi i bashkëpunimit. Ajo është bërë me ftesë të kryeministrit Broën.
Mendoj se bashkëpunimi do të shtrihet në të gjitha rrafshet shtetërore, një bashkëpunim që ka qënë deri tani, por në kufizimet e caktuara.
Ndërsa tani bashkëpunimi do të jetë në nivel ndërshtetëror.
BBC: Ambasadori britanik në Kosovë, Andy Sparks tha për BBC-në se çështja e misionit të EULEX-it do të zërë vend në bisedime. Çfarë do t'u thoni ju autoriteteve britanike?
Thaçi: Kosova e ka mirëpritur, e ka ftuar EULEX-in në Kosovë. Do të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë për t'u shtrirë EULEX-i në tërë territorin e Kosovës.
Gjashtë pikat janë në tërësi të papranueshme, që u prezantuan ditë më parë.
Tani Kosova ka katër pikat e veta që janë të perspektivës dhe zgjerimit të EULEX-it në gjithë territorin e Republikës Kosovës.
BBC: Çfarë do të prisnin ju nga përgjigjja britanike, përsa i takon EULEX-it?
Thaçi: Britania e Madhe ka qënë pjesë e rëndësishme e komunitetit ndërkombëtar për mbështetjen e Kosovës.
EULEX ka vendimin e Bashkimit Evropian për të ardhur dhe shtrirë në Kosovë, ai vendim duhet të respektohet në përputhje edhe me vendimin për shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik, në përkushmëri me Kushtetutën e re moderne të Kosovës, me dokumentin e Ahtisarit dhe realitetin e perspektivës që po e zhvillojmë sot.