Shërbimet britanike fshehën abuzimet e Braun
Policët kanë ndihmuar në fshehjen e abuzimeve horror të anglezit Deivit Braun në Shqipëri. Kështu shkruan sot gazeta e madhe britanike “The Guardian”. Pas një investigimi të gazetarit Paul Lewis, kjo e përditshme publikon shkrimin kritik mbi sjelljen e Intiligjencës britanike që dinte gjithçka për “misionarët kristianë” në Shqipëri, por nuk e ndihmoi policinë shqiptare ta zbulonte këtë krim dhe për tej gjykatën ta dëntonte atë.
Sipas gazetarit Paul Lewis, që ka zbuluar këtë skandal mësohet se “Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës kundër Krimit në Britani, njohur si "National Criminal Intelligence Service"(NCIS) që 18 muaj përpara se David Braun, të arrestohej kishte informacion se çfarë ndodhte brenda qendrës "Femijet e Tij".
Por ky shërbim dështoi në kalimin e informacionit për policinë shqiptare."The Guardian" shkruan se Deivid Braun gjatë një bisede me agjentë të NCIS u tregoi atyre se si disa prej femijeve ishin abuzuar dhe se ai kurre nuk ishte perzier ne ngacmimin seksual të tyre. Gjate këtij takimi Braun i cili u denua dje me 20 vite burg, ka akuzuar Dino Cristodoloun, si personin i cili kishte kryer abuzimet ndërkohë nuk ka përmenduar asnje fjale per Robin Arnold duke u shprehur se nuk kishte dijeni nese edhe Arnold ishte i perfshire.
Si per te mos mjaftuar ky sinjalizim se cfare po ndodhte ne jetimoren "Femijet e Tij" policia britanike nuk ka reaguar edhe atëherë kur është zbuluar se Robin Arnold ne vitet 80 ishte përfshirë ne ngacmimin e dy djemve.
"Nuk pati asnje perpjekje nga policia britanike per te shpetuar femijet rome ne jetimore, ku David Broun flinte me keta femije që jetonin atje" shkruan "The Guardian", duke akuzuar direkt autoritetet britanike qe deshtuan ne njoftimin e policise shqiptare.
Denimi i djeshem i David Broun ka gjetur jehone ne te gjitha mediat e shkruara dhe televizionet britanike.
Ne shkrimet apo raportet tekevizive komentohen fjalet e gjykatesit Gerti Hoxha i cila gjatë leximit të pretences, u shpreh se fondacioni "Femijet e Tij" ishte një kamuflazh për pedofili dhe se kjo mase denimi do të dergoje sinjale të qarta për të ndaluar të tjerë pedofile se menduari se Shqiperia është parajsë ku mund të abuzohet me fëmijët.