Republika e Kiribatit njeh pavaresine e Kosoves
Prishtine 22 tetor NOA - Republika e Kiribatit eshte shteti me i ri qe njeh pavaresine e Kosoves.
Njohja eshte konfirmuar dje permes sekretares se Shtetit te kesaj Republike pohoi sot kreu i AKR-se Bexhet Pacolli.
Me 21shtator ne New York Bexhet Pacolli ishte takuar me kryeministrin e Kiribatit nga i cili kishte marre premtimin per njohje te shpejte te shtetit te pavarur te Kosoves.
Kjo njohje vjen ne momente te rendesishme per Kosoven ne nje kohe kur Ministria e Puneve te Jashtme funksionon vetem me zevendesminister dhe vendi eshte ne nje krize te thelle institucionale theksohet ne nje komunikate per opinion te AKR-se.
Njohja nga Kiribati deshmon edhe njehere se lobimi i presidentit te AKR-se po vazhdon me rezultate te reja te cilat jane te domosdoshme per shtetin e pavarur te Kosoves.
Kiribati eshte nje ishull i vogel me siperfaqe prej 811 kilometra katrore i cili gjendet ne qender te Oqeanit Pacifik.
Ne konferencen e sotme ka premtuar se eshte duke punuar vecanerisht me nje shtet sic e quajti ai te veshtire dhe beson se shume shpejt do te kete njohje te reja.
Dite me pare ai pohoi se Libia mund te njohe se shpejti pavaresine e Kosoves.
Bexhet Pacolli edhe me heret ka njoftuar per njohje nga disa shtete te cilat ende nuk jane konfirmuar zyrtarisht.
NOA