Thaçi paralajmëron ndryshimet në qeveri
Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi paralajmëroi sot riformatimin e kabinetit të tij qeveritar.
Ndryshimet në Këshillin e Ministrave po përfliten prej shumë muajsh, por kryeministri Thaçi thekson se kjo do të ndodhë për shkak të përfundimit të raundit të tretë të zgjedhjeve për kryetar komunash, siç është interpretuar në media.
"Jemi në axhendën më të rëndësishme të vendimmarrjeve jashtëzakonisht të rëndësishme për vazhdimin e qeverisjes së mirë, për rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit në punë, por edhe për angazhimet tjera, të cilat janë të domosdoshme në këtë periudhë kohore", ka theksuar Thaçi në mbledhje.
Megjithatë, ai nuk ka pranuar të japë një përgjigje se kur do të finalizojë ndryshimet e kabinetit qeveritar.