E Diel, 1 Nëntor 2026

Të pagjeturit në Kosovë, Sejdiu: Serbia të na ndihmojë

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të ushtrojë presion ndaj Serbisë, për dhënien e informacioneve mbi personat e pagjetur.
Deklaratën e tij kreu i shtetit kosovar e bëri gjatë një konference me ekspertë ndërkombëtarë të mjekësisë ligjore, të mbledhur në Prishtinë. Sejdiu i ka drejtuar edhe një apel Beogradit zyrtar, të cilit i ka kërkuar që të distancohet nga njerëzit që kanë bërë krime dhe nga ato klasa politike që kanë dashur të jenë hegjemone ndaj popujve të rajonit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›