Thaci premton investime per Mitrovicen
Kryeministri ne doreheqje njeheresh edhe kryetari i PDK-se Hashim Thaci ka thene se ne Mitrovice mund te kerkojne te gjithe vota por jo edhe ata qe nuk kane bere asgje deri ne vitin 2007 dhe te cilet i braktisen institucionet shteterore. Ai tha se me PDK-ne qe ne vitin e pare te qeverisjes se re do te hiqet regjimi i vizave per qytetaret e Kosoves per ne vendet e BE-se.
Gjate nje takimi te dielen ne Mitrovice me strukturat dhe simpatizantet e partise Thaci ka thene se synim kryesor i PDK-se eshte qe te fitoje zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne menyre qe serish te jete forca e pare politike ne Kosove.
147Deri tani kemi pasur tri qellime e para ka qene liria e Kosoves qe eshte realizuar e dyta pavaresia e vendit e cila po ashtu eshte realizuar dhe qellimi i trete eshte te fitojme zgjedhjet e 12 dhjetorit bindshem ne menyre qe ne mandatin e ardhshem kater vjecar cdo qytetar i Kosoves te levize lirshem148 ka thene Thaci.
Ai premtoi se pas fitores se kesaj partie ne zgjedhjet e 12 dhjetorit qe vitin e pare te qeverisjes se re do te hiqet regjimi i vizave per qytetaret e Kosoves per ne vendet e BE-se.
Duke kerkuar angazhim dhe organizim te zgjedhjeve te lira dhe demokratike ne menyre qe keto zgjedhje te jene shembull per gjithe rajonin kreu i PDK-se ka theksuar se vizioni i kesaj partie eshte konsolidimi dhe forcimi i shtetit te Kosoves.
Ai ka premtuar rritje te pagave per 50 per qind qe nga janari i vitit te ardhshem edhe per familjet e deshmoreve dhe invalidet e luftes.
147Do te implementohen te gjitha kriteret qe Kosova te jete pjese e strukturave veri-atlantike dhe BE-se148 eshte shprehur Thaci duke dhene besen se per Mitrovicen investimet vetem sa do te rriten ne te ardhmen.
Ferati LDK po e rikthen besimin e qytetareve
Edhe drejtuesit e LDK-se Dega ne Mitrovice intensifikojne para fushaten elektorale ne takimet e tyre me qytetare.
Kryetari i Deges se LDK-se Sadri Ferati i shoqeruar nga aktiviste dhe anetare te kryesise si dhe kandidatet per deputete kane qendruar te dielen ne fshatin Rashan ku me banoret e ketij fshati kane bashkebiseduar ne lidhje me problemet e jetes se perditshme.
Me kete rast Ferati ka ftuar rashanasit qe masovikisht te dalin ne zgjedhje dhe te kryejne obligimin e tyre qytetar.
147LDK-ja pas procesit te suksesshem zgjedhor brenda-partiak eshte shume me e forte dhe po e rikthen besimin qe kishte andaj jemi te bindur se se bashku do te dalim fitues per te vazhduar kontributin e madh qe dha LDK-ja ne krye me Ibrahim Rugoven. Ne proceset e deritashme shtetformuese pavaresine dhe ato qe jane para neve liberalizimi i vizave plotesimi i standardeve dhe integrimi ne strukturat evropiane148 ka thene Ferati.