E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk i frikesohen Ukes

Haki Rugova nuk beson se kusheriri i tij Uke Rugova do te arrije ta demtoje LDK146ne me 12 dhjetor. Ai thote se elektorati dhe deget e dine se djali i ish-Presidentit eshte pjese e listes zgjedhore te AAK146se. Deklaratat e Nenkryetarit te LDK146se vijne pasi qe Uke Rugova e beri per vete Nabergjanin e Pejes nje prej bastioneve te LDK146se. Nga Faton Ismajli me 28 nentor 2010 ne ora 1024

Zyrtaret e Lidhjes Demokratike te Kosoves i kane marre me qetesi levizjet e fundit te Uke Rugoves i cili filloi perpjekjet per t146i bere per vete disa dege te fuqishme te kesaj partie.

Te premten ne daljen e tij te pare ne fushate djali i ish-Presidentit mori besimin e fshatit Nabergjan te Pejes nje vendbanim ky qe njihet si bastion i Lidhjes Demokratike te Kosoves.

Uke Rugova i cili tash eshte pjese e listes zgjedhore te Aleances per Ardhmerine e Kosoves beson se edhe dege tjera te partise qe e themeloi i ati i tij do te votojne per te me 12 dhjetor.

147Ne jemi bashke sot pikerisht per vazhdimin e bashkepunimit te nisur nga Ibrahim Rugova dhe Ramush Haradinaj. Ne jemi pjese e LDK146se por per shkak te mosreformimit te LDK146se neve na eshte dashur te bejme koalicion me AAK146ne148 ka thene Rugova perpara fshatareve te Nabergjanit.

Por kusheriri i tij Haki Rugova i cili mban postin e Nenkryetarit te LDK146se thote se Uke Rugova nuk do te arrije ta demtoje LDK146ne perkunder tendences per t146u paraqitur si pjese e kesaj partie.

147Nga ajo qe une shoh ne terren ai nuk mund te na demtoje148 ka deklaruar Haki Rugova te shtunen per Express.

147Njerezit sigurisht se do ta votojne ate sepse dihet se ai eshte djali i nje burri shume te madh. Mirepo ai kete mundet me ba vetem individualisht e jo ne emer te LDK146se148 ka shtuar ai.

Nenkryetari i LDK146se thote se nuk ka informata nese dege te caktuara te kesaj partie te jene rreshtuar ne Listen Dr.Ibrahim Rugova.

147Une nuk kam informata nuk e di cka ka ndodhe atje148 ka thene Haki Rugova kur eshte pyetur per Nabergjan.

147Per mua nuk jane shkrirje apo dicka te tille. Edhe ju e dini se Uke Rugova eshte ne liste te Aleances. Kjo eshte e vertete. Cdo gje qe veprohet jashte strukturave te LDK146se per ne nuk eshte kurgja148.

Haki Rugova e ka porositur Uke Rugoven qe mos te tentoje te marre dike ne Istog.

147Une po flas per Degen e Istogut. Aty nuk ka shans askush me e marre. Lidhja Demokratike e Kosoves eshte parti e jo liste. Kush deshiron t146i bashkengjitet dyert jane te hapura por qytetaret e Kosoves e dine adresen e LDK146se148 ka thene ai.

Analisti politik Shkelzen Maliqi perkunder perpjekjeve te fundit te Uke Rugoves nuk beson se ai do te arrije ta demtoje shume LDK146ne.

147Se sa ka me mbledh vota ai varet nga disiplinimi i votuesve degeve kryesive... Nuk besoj se Uka do te mund te ule shume voten e LDK146se148 ka thene Maliqi te shtunen per Express.

147Ai eshte njelloj aspiranti ka qene nje aspirate e tij e nje grupi qe te reformohet LDK146ja por ky proces nuk eshte perfunduar. Ndoshta do te merret vitin e ardhshem te shohim suksesin e LDK146se dhe pastaj te shohim procesin e reformave148 ka thene Maliqi.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›