Thaci premton standarde evropiane te zgjedhjeve

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci ka besim se ne zgjedhjet e parakohshme te pergjithshme te parat pas pavaresise do te arrihen standardet evropiane per zgjedhje te lira te ndershme e demokratike. Ne nje interviste per BBC-ne kryetari i Partise Demokratike ne pushtet ka thene se ne kater vitet e ardhshme Kosova do te marre regjim pa viza nga BE-ja per qytetaret e saj do te jete anetare e NATO-s dhe do te afrohet me shume me BE-ne.
Kryeministri kosovar ka premtuar se kutite e votimit per zgjedhjet e pergjithshme do te hapen ne te gjithe territorin e Kosoves perfshire edhe veriun. Ai eshte optimist per nje pjesemarrje te madhe te serbeve ne keto zgjedhje.
Keto jane zgjedhje te parakohshme. Per here te pare ne Kosoven e pavarur organizohen zgjedhjet nacionale. Kam besim se do te arrijme standardin evropian te organizimit te zgjedhjeve te lira te ndershme dhe demokratike me nje pjesemarrje te madhe te qytetareve te Kosoves te te gjitha komuniteteve me kuti te hapura ne te gjithe territorin e Republikes se Kosoves. Pra keto jane zgjedhje per te ardhmen evropiane te Republikes te Kosoves dhe mireqenies sociale te saj deklaroi Thaci.
I pyetur se si do ti siguroje parate qe ka premtuar per rritjen solide dhe konstante te pagave te gjithe sektoreve duke filluar nga mesimdhenesit universitare per arsimtaret e shkollave te mesme dhe fillore per statusin e sherbyesit civil per minatoret e Trepces rritjen e pensioneve per veteranet e luftes familjet e deshmoreve dhe rritjen e benefiteve per te gjithe veteranet e luftes nderkohe qe Buxheti i Kosoves ende nuk eshte miratuar ne parlamentin e Kosoves Thaci ka thene se gjithcka eshte duke u planifikuar prej eksperteve lokale dhe nderkombetare qe ka angazhuar ne ekipin e tij.