Mourinho Uefa e denon me nje ndeshje

UEFA ka denuar me nje ndeshje trajnerin e Realit Hoze Mourinjo pas urdhrit per daljen me karton te kuq te Ksabi Alonsos dhe Serxho Ramosit gjate ndeshjes me Ajaksin ne Ligen e Kampioneve.
I mbledhur sot per te diskutuar mbi episodin e ndodhur te marten e shkuar gjate takimit mes Ajaksit dhe Realit te Madridit ne Amsterdam Arena Komisioni i Kontrollit dhe i Disiplines ne UEFA pezulloi me nje takim ideatorin e skenarit te veteperjashtimit Hoze Mourinjo. Trajneri portugez mund te marre nje tjeter ndeshje denim nese te njejtin veprim perserit brenda tre viteve te ardhshme. Mourinjo gjobitet edhe me nje shume prej 40 mije eurosh.
Futbollistet e perfshire ia kane hedhur vetem me gjoba perkatesisht Ksabi Alonso dhe Serxho Ramos me nga 20 mije euro Iker Kasiljas 10 mije dhe Xherzi Dudek me 5 mije euro. Si pasoje e kartoneve te kuq Alonso dhe Ramos do te jene te pezulluar per ndeshjen e radhes ne Champions ndersa Komisioni dha edhe nje gjobe prej 120 mije eurosh ndaj Realit.
Sipas njoftimit zyrtar te leshuar nga UEFA ne faqen zyrtare ne internet pasditen e sotme klubi madrilen ka te drejte qe brenda tri ditesh te apeloje vendimin dhe te njihet me motivet e masave ndeshkimore.