E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci siguron: Do përmbushim cdo kriter për BE, Fule: MSA pranverën që vjen

PRISHTINË- Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle vlerësoi sot arritjet që Kosova ka bërë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, si dhe të proceseve integruese.

Në konferencën e përbashkët për shty, me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci, Komisioneri i BE-së u shpreh optimist për hapjen e negociatave për MSA në pranverën e ardhshme. 

Stefan Fyle vizitë në Prishtinë
Ora 15:00 Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, mbërrin sot në Prishtinë, ku do takohet me Presidenten Atifete Jahjaga dhe do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës në një seancë solemne.

Në mbledhjen e djeshme te qeverise, kryeministri Hashim Thaçi, tha se, "nesër Prishtinën do ta vizitojë Komisioneri Fyle, i cili besoj plotësisht se do të sjellë edhe mesazhet shtesë të fuqizimit të rrugës evropiane të Republikës së Kosovës, qoftë për procesin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit apo për procesin tanimë konkret të liberalizimit të vizave". 

vijon...

(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›