E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti italian Napolitano mesazh kreut te shtetit Nishani

Presidenti italian Xhorxhio Napolitanoi, përmes një mesazhi, falenderon Presidentin e Republikës Bujar Nishani, për urimet që ky i fundit i ka dërguar me rastin e rizgjedhjen në krye të shtetit italian. Në këtë mesazh thuhet: “Shprehja e konsideratës suaj më konfirmon edhe frymën e miqësisë që karakterizon marrëdhëniet me dy vendeve tona. Kam besim dhe ndihem i inkurajuar në përmbushjen e përgjegjësive institucionale, të cilat më presin gjatë këtij rinovimi të papritur të mandatit presidencial”.
Në këtë mesazh Presidenti Napolitano shpreh kënaqësinë e marrjes së ftesës nga ana e Presidentit Nishani për të vizituar vendin tonë dhe konfirmon vizitën në Shqipëri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›