E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci takohet me Ashtonin

Kryeministri Hashim Thaci do te zhvilloje disa takime te henen ne New York ku me i rendesishmi gjithsesi do te jete ai pasdite vone ne seline e Kombeve te Bashkuara me Perfaqesuesen per Politike te Jashtme dhe Siguri te BE-se Baroneshen Catherine Ashton.

Eshte ky nje takim qe sic eshte perfolur mund te shqyrtoje dhe pergatise nje mundesi bisedimesh midis Kosoves dhe Serbise si dy shtete sovrane per ceshtje te interesit te vecante dhe te perbashket ka raportuar RTKja.

Presidenti Sejdiu nderkaq do te mbaje nje ligjerate mbi historikun dhe aktualitetin ne Kosove ne Universitetin me prestigjioz amerikan ate te Harvardit ne Boston.

Kryeministri Thaci do te takoje te henen edhe Ambasadorin Frank Wisner ish-ndermjetesues amerikan ne bisedimet per statusin e Kosoves si dhe kongresistin Eliot Engel ku pritet te bisedohet rreth pikepamjeve te Qeverise se Kosoves mbi takimet e drejtperdrejta dhe te bashkepunimit te mundshem midis Kosoves dhe Serbise si dy shtete te barabarta.

Ne mbremje nderkaq Kryeministri po ashtu do te mbaje nje ligjerate mbi aktualitetin ne Kosove ne shoqaten Hudson Union Society.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›