E Diel, 1 Nëntor 2026

What about us Bekim Fehmiu e Aleksander Moisiu ne idene e Driton Hajredinit

Prishtine 20 shtator NOA/Milena Selimi - Dy piktura dy artiste te medhenj nje video 58 sekondeshe What about us jane veprat qe karakterizojne ekspoziten e piktorit Driton Hajredinit e cila u hap te shtunen ne galerine private Traffic ne Prishtine. Personazhet kryesore ne pikturat e Hajredinit jane dy artiste te medhenj shqiptare Aleksander Moisiu dhe Bekim Fehmiu.

Punimeve te ekspozuara ne nje forme krejt te vecante duke i futur portretet e artisteve ne valixhe u bashkohet videoprojeksioni me lojen e aktorit Moisiu dhe pyetja What about us.

I cilesuar nga kritika si nje nga piktoret me te mire ne vend ekspozita What about us eshte vetem nje vazhdim i mjeshterise se tij si piktor por njekohesisht eshte edhe nje perparim dhe risi ne artin e tij.

Ekspozita sjell nje ze goxha te guximshem i cili flet me artin e tij ne nje moment te rendesishem per skenen kosovare ne kete fundvit.

Edhe pse artisti levron videon dhe instalacionin ai shprehet ne shtyp se Mendoj se ne zemer jam ende piktor i perbetuar kjo eshte nje nga fjalite qe them shpesh kur takohem me artiste nga vende te botes dhe qe merren me shume me video instalacion apo media te tjera te kohes sone.

Zgjedhja e dy artisteve bashke me pyetjen konsideroj eshte nje lidhje shume interesante me dy njerez qe kane kontribuar shume pak ne vendin tone por qe jashte kane qene yje e edhe vet Dritoni eshte njeri nga ata qe eshte shume me i njohur jashte si artist se sa ketu thote kritiku Lulzim Zeqiri.

Persa i perket artit pamor bashkekohor Hajredini thote se Kurre nuk ka qene me i suksesshem dhe po e perseris se artistet vizuale jane artikulli yne me i madh eksportues. Driton Hajredini u lind ne Kosove ne vitin 1970.

Pasi mbaroi studimet e larta ne nje shkolle arti ai ka kryer nje master arti vizual ne Kunst Akademie Mnster-Gjermani ku edhe u laureua ne Artet Vizive ne vitin 2006.

Arti i tij fokusohet ne territoret e demarkacionit dhe levizjet e emigranteve per shkak te kushteve politike dhe sociale.

Duke u nisur nga vendi i tij ai sjell eksperiencat personale qe ne artin e tij marrin nje vizion me te gjere duke folur per nje Evrope pa kufij dhe vija ndarese.

Artisti jeton dhe punon ne Gjermani.

m.s/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›