Thaçi takohet me vëllezërit në ambientet e EULEX dhe niset për në Hagë

PRISHTINË, 22 mars/ATSH/ Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili qëndroi për dy ditë vizitë në Kosovë është nisur për në Hagë.
Gjatë vizitës në Kosovë, përveç tre vëllezërve të tij, me Thaçin është takuar edhe bashkëshortja, Lumnija në ambientet e EULEX-it.
Gani Thaçi u tha shkurt mediave se ish-presidenti është mirë me shëndet dhe u shpreh se e kanë të ndaluar të flasin më gjatë.
Gjykata Speciale lejoi vizitën e Thaçit pesë ditë pas vdekjes së babait të tij.
Thaçi arriti të premten në Kosovë, ku edhe vizitoi varrin e babait të tij dhe kishte vendosur një kurorë me lule, ku shkroi se së shpejti dorë më dorë do t’i falenderojë të gjithë qytetarët që shkuan para tij te varri.