Një delegacion i Kosovës zhvillon takime në Bruksel
Bruksel -Një delegacion i qeverisë së Republikës së Kosovës, i kryesuar nga zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, zhvillon sot takime në Bruksel me komisionerin e Bashkimit Evropian për Tregtinë David O-Sullivan n, si dhe me Pierr Mirel, drejtor për Evropën Juglindore për zgjerim i Komisionit Evropian. Në këto takime diskutohet për çështjet që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën Botërore të Tregtisë, për çështjen e CEFTA-s, për përfaqësimin e Kosovës në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal, Raportin e Fizibilitetit për Kosovën, i cili do të publikohet në vjeshtë, si dhe lidhur me vazhdimësinë e thellimit të mbështetjes së Komisionit Evropian për institucionet kosovare në funksion të plotësimit të kritereve demokratike për t’u integruar në Bashkimin Evropian.
Në delegacionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës bëjnë pjesë edhe ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, si dhe këshilltari i kryeministrit Thaçi, Driton Qehaja.