E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thashetheme për Erionin dhe Mirin

02/05/10 14:52

Disa nga banorët kanë dalë në kopsht për tu kujdesur e për të luajtur me kafshët. Ata i japin për të ngrënë atyre si dhe bëjnë komente për to.
Në dhomën e gjumit, Jona shkon pranë Klodit dhe i tregon për surprizën e mbrëmshme në lidhje me të dashurin e saj. më pas, ata flasin për nominimet dhe eleminimin e dy-fishtë. Jona shprehet se me mendjen e saj, ishte duke bërë gati valixhet pasi mendonte se mund të ishte ajo e eleminuara e dytë. Gjithashtu, ajo mendon se edhe këtë javë mund të ketë një tjetër eleminim të dy-fishtë. Jona tregon se ishte e sigurt që këtë javë, ajo do ishte në nominim pasi e mendonte se do nominohej prej Erionit dhe Mirit. Ajo thotë se i bëri përshtypje se kur përmendi emrin e Erionit që do ta nominonte, pa reagimin e tij që iu duk sikur i thoshte që prit se sa të mbarosh, do të nominoj edhe unë ty. Sipas saj, ajo nuk kishte se kë të nominonte tjetër pasi me të tjerët është afruar më shumë. Jona thotë se arsyeja që Erioni përdori për të nominuar atë ishte e njëjtë me fjalët që tha gjatë debatit se si të jetë Jona si të mos jetë, për të ska rëndësi. Klodi i thotë që të mos e marrë në këtë mënyrë, por Joan thotë se Erioni i thotë fjalët e më pas i mohon. Ajo përsërit fjalët e Mirit se i duket si një 38-vjecare. Ajo shprehet se nëse janë 13-vjec në mendje ata, normal që do u duket ajo ashtu. Jona shprehet se kur të dalë, do ketë vetëm 3-4 miq, kurse ata nuk do jenë pjesë e shoqërisë së saj. Edhe justifikimin se Jonën nuk e njohin dhe nuk kanë afrimitet me të, asaj i duket absurd sepse pavarësisht se ajo hyri më vonë, nëse donin, ata mund të krijonin shoqëri me të. Ajo kryesisht flet për Erionin për të cilin thotë se nuk i priste reagimie dhe fjalë të tilla, duke sjellë në mendje dhe debatin e tanishëm tek buxheti, por pa lënë pas edhe qejfmbetjet për Mirin. Më pas, Jona flet me Klodin për larfgimin e Kikës.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›