Thashetheme per nominimet

31/01/10 19:17
Tashme eshte grupi tjeter ai qe ben thashetheme per nominimet dhe te nominuarit. Domenika thote se nuk e dinte qe Graciela nuk e kishte nenen. Ndersa ajo flet me Edin Pamela fillon te tregoje per debatin e saj me Bertinen. Ajo u tregon Seldit dhe Domenikes qe i kishte treguar Bertines per nominimet. Pas kesaj Domenika e mbeshtetur edhe nga Seldi i thote Pameles se ka bere shume gabim qe ka treguar. Seldi nga ana tjeter thekson se Pamela eshte treguar naive dhe flasin keq per Bertinen e cila ka ushtruar presion mbi Pamelen duke qene e sigurte qe kjo e fundit do te tregonte. Ndersa diskutojne Domenika pyet se ke kishte nominuar Bertina dhe Pamela i thote qe (sic i kishte treguar Bertina) ajo kishte nominuar Valentinen dhe Domeniken, por i kishte thene qe kishte mbrojtur gjate gjithe kohes Pamelen. Edhe ne grupin tjeter behen thashetheme ku Erjoni i thote Bertines qe te ngacmoje Pamelen dhe le te kuptohet qe javen e ardhme ai do te nominoje Pamelen.