Administrim i mirë i buxhetit

31/01/10 13:30
Banorët diskutojnë paraprakisht për buxhetin e kësaj jave duke patur parasysh se ai i javës që lanë pas, nuk u doli tërësisht. Kështu, banorët mendojnë që ta administrojnë më mirë këtë buxhet e të blejnë vetëm gjërat e nevojshme për shtëpinë dhe kryesisht të blejnë ushqime. Gjimi kërkon që të blejë një antidjersë, por has në kundërshtimin e banorëve se saia e lekëve nuk duhet shpërdoruar me kërkesa të cilat mund të zëvendësohen ndryshe. Domenika e këshillon që tëpërdorë sapunin dhe ujin ose ti japë të sajën, ndërsa Graciela mendon se duhet të blejnë një spray në mënyrë që ta përdorin disa. Gjimi mërzitet sepse nuk e kupton këtë reagim ndërkohë që ky artikull i duket i nevojshëm për higjenën personale dhe qw nuk blihet shpesh herw. Eduardi mendon se debati është i kotë dhe thotë se nëse bëjnë kështu tani që kanë buxhet të plotë, si do ia bëjnë kur të reduktohet. Valentina shprehet se të gjithë po prpiqen të sakrifikojnë dicka, përshembull ajo nuk po kërkon asgjë në kompensim edhe pse banorët e tjerë pinë duhan e ajo jo.