E Diel, 1 Nëntor 2026

Thashethemet ne barenxjerrin në shesh sekretet

Të tjera rreth shkrimit VIDEO Të gatshëm të heqim dorë nga gjithçka, por jo nga  thashethemet në bar. Ai nuk është vetëm vendi i kafes së  mëngjesit apo pushimit pas ditës së punës, por është me të vërtetë një vend i besueshëm ku shkëmbehen ide dhe sekrete. Ky rezultat është kryer nga një studim i 480 banakierëve  dhe menaxherëve dhe mbi 1200 konsumatorëve në Itali dhe nxorri në pah se 60% e tyre shihin barin një vend të këtij lloji.
 
Në krye të temave më të diskutuara është jeta private (59%), pasuar nga tregimet për vendin e punës (52%), futbolli (34%), politika (29%) dhe moti (21%). Pra, pas familjes, në krye të mendimeve tona janë shefi dhe kolegët.
 
Ky është lajm i mirë për ata që kanë frikë se rrjetet sociale mund të zëvendësojnë një marrëdhënie ballë për ballë.
 
Arsyeja për suksesin e bareve në këtë drejtim shpjegohet lehtë: për 69% të të anketuarve bari është i vetmi vend ku mund të bisedohet në liri, banakieri është i zgjedhur si personi ideal për t’i besuar të fshehtat dhe konsiderohet si një mik i çmuar i aftë për të qenë gjithmonë në humor të mirë. 

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›