E Shtunë, 31 Tetor 2026

The Economist Edi Rama duhet te beje kujdes nga politikanet me emer ne partine e tij

Edi Rama duhet të nxitojë. Senatorët e PS-së nuk do ta presin gjatë. 
Paralajmërimi, kryeministrit të ardhshëm I vjen nga prestigjozja “The Economist”. 
Në një artikull kushtuar Shqipërisë, revista britanike shkruan se emrat e mëdhenj të PS-së kanë mbetur të pakënaqur nga krijimi I Qeverisë së re pasi prisnin që të vlerësoheshin me vende pune pas zgjedhjeve. 

Sipas revistës, ata për momentin do ta mbështesin Ramën, ashtu siç do të bëjë edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Një bashkë-kryeministër e quan “The Economist”, ndërsa shton: nëse ndonjë nga palët do të tregojë dobësi, thikat do të rishfaqen.

Artikulli citon ministrin e ardhshëm, Erion Veliaj, të theksojë nevojën për çrrënjosjen e evazionit fiskal. Sipas tij, taksa e sheshtë do të zëvendësohet me një system të drejtë taksash, por Veliaj ne prononcimin e tij nuk përmend fjalën “progresive”. 
“The Economist” pohon se disa prej premtimeve elektorale të socialistëve do të jenë të vështira për t’u mbajtur. 300 mijë vendet e punes te premtuara ne fushate citohen ne shkrim. Ekspertë të huaj të pyetur nga revista, shtojnë se Shqipëria ka mundësi të shumta, por ka gjithashtu një vision të kufizuar. 

Ajo që revista britanike pohon me siguri është fakti se pavarësisht nga kriza ekonomike ndërkombëtare, Shqipëria arriti të mos bjerë në recession. “Një nga vendet e pakta evropiane që nuk kanë përjetuar recesion vitet e fundit”, thekson The Economist.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›