E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi nga flamuri tek ngjyrat

Flamuri i Partisë Demokratike dhe ngjyrat e saj i kanë dhënë dorën e fundit tjetërsimit të ish-Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë në seli të kësaj force politike. Punimet kanë vazhduar deri në momentin e fundit, në pritje të inaugurimit të mjediseve të reja.

Selia e re Partisë Demokratike tashmë ka marrë edhe ngjyrat e forcës politike që do të presë në ambientet e saj.

Jeshilja ushtarake, i ka lënë vendin blusë, edhe në portën rrëshqitëse në hyrje të oborrit.

Përtokë janë rikaluar vijat e bardha të qarkullimit.

Por ende mbeten gjëra të vogla për t’u sistemuar.

Brenda oborrit, punëtorët kujdesen për konturet e lulishtes së selisë së re.
Degët e tepërta largohen.

Sistemi i ndriçimit gjithashtu është përforcuar.

Kujdes i është dedikuar edhe arredimit të brendshëm. Vizita e ambasadorit Arvizu është një mundësi për kameran që të kuriozojë.

Mikrofonat e gazetarëve prisnin me durim foltoren për fjalimin e parë nga selia e re.

Përvec emrit të ri me të cilin do të duhet pak kohë të mësohemi, nga ish-SHQUP-i s’ka mbetur asgjë.

Që këtu ishte zonë ushtarake, ta kujton vetëm një tabelë e harruar në një derë anësore të gardhit rrethues.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›